FOTOT/ 350 mijë euro për të zhvilluar fshatin ku ka kaluar fëmijërinë

17 Prill 2019, 12:09Sociale TEMA
FOTOT/ 350 mijë euro për të zhvilluar fshatin ku ka kaluar

“Rikthim në rrënjët e tij” e quan Shpëtim Duqi investimin në fshatin Pëllumbas të Tiranës.

Ai ka investuar me shumë sakrificë, sipas tij një shumë prej 350 mijë eurosh në tre vite për të ngritur një agriturizëm.

Aktualisht Shpëtimi ka përfunduar restorantin Rozmarina, hotelin Hill View Hotel dhe në varësi të këtij aktiviteti, ku po kontribuon edhe Fondi për Zhvillimin në Turizëm, do të përmbushë ëndrrën e tij të agriturizmit.

Ai e konsideron agriturzimin një fushë të rëndësishme të ekonomisë, por mbi të gjitha që i shërben shëndetit të njeriut.

“Kam qenë në shumë agriturizme në Itali. Jam mrekulluar. Unë këtë koncept kam që tu ofroj vizitorëve, turistëve; ushqime të stinës dhe të zonës”, thotë Shpëtimi.

Historia e tij nis në Pëllumbas, në fshatin që është vetëm 4 km larg Tiranës, të cilin mund ta aksesosh me makinë private ose me autobus që vihet në dispozicion nga organizatorët e tureve dhe që nisen nga terminali i Qytetit Studenti në Tiranë.

Shpëtimi kujton se për shkak të kushteve ekonomike në atë kohë, i ati e shpuri në shkollën Skënderbei në Vlorë, pasi siç ndërmend ai, shkolla, të siguronte ushqimin dhe lehtësira të tjera.

Pasi punoi një dekadë si ushtarak, vendosi të hapë një pastiçeri në Vlorë.

Por rrënjët në Pëllumbas nuk i ka harruar kurrë dhe përherë në mendjen e tij ka qenë si një thirrje e brendshme zhvillimi i fshatit dhe që ai të vinte një gur të rëndë në këtë zhvillim duke kryer një investim të rëndësishëm.

“Këtu puna nuk ka nisur ende që ti kuptoj frutet, prandaj unë vazhdoj punoj në Vlorë. Këtu qëndron bashkëshortja. Unë vetë vij në fundjavë”, tregon Shpëtimi.(Gazeta Si)

26 komente në “FOTOT/ 350 mijë euro për të zhvilluar fshatin ku ka kaluar fëmijërinë”

  1. Drini says:

    Nje bravo te madhe Shpetim .Gjeja me e bukur qe kam lexuar dhe po shoh. Ky fshat eshte nje perl nga bukuria natyrore. Te ben te ndjehesh mire shpirterisht ky investim pervec perfitimeve te tjera ekonomike.
    Hej Tema per keto lajme kemi nevoje lereni facebookun dhe idiotlleqet e manjanit me compani

  2. Kastrioti says:

    Ky Shpetimi i bën me turp te gjithe ata te ardhur ne Tiranë, që janë te krimbur ne para dhe qe se hedhin nje dy leksh ne vendin e origjinës së tyre,qoftë edhe për të ndërtuar një copë rrugë që të çon ne shtëpinë ku lindën.

  3. Titi says:

    O DUQ NE PARE TREGO KU I KE GJET PARET DHE LERI KONCEPTET DHE IDETE E TUA PREJ KATNARI PER AGROTURIZMIN DHE JO AGRITURIZMIN SI I THU ME GJUHEN KATNARISHTE. KE HAP NJE PASTÇERI NE VALONA POR AJO NUK ESHTE MINIERE FLORINI DHE AS NUK ESHTE BANKE QE TE JUSTIFIKOJ INVESTIMET QE PERMEND OFICER. NDAJ TE THOM RREFEHU TIM DUQI LERI DENGLAT ME DASHNI PER FSHATLINDJEN.

    1. rrjepja says:

      Po te kishin investu gjithe keta te industris se mielllit e kurvllikut vetem nje pjese te fitimeve marramendse ne vend – Shqiperia sot do ishte kopesht me lule. Nje grusht jemi. Duqi te pakten, panvaresisht se si i ka mush xhepat, po e ben te veten duke e hedhur nje kocke ne rruge.

    2. durrsaku says:

      O Titi, qeke komplet katnar i trashë dhe ziliqar, nje gru mulllini qe gri sallate e fyen njerzit.

  4. ben says:

    … te cilin mund ta “aksesosh” …
    Mero, mblidhi ca rrypat ketyre rrypave qe ke mbledhur e paguan si gazetare se na bastarduan gjuhen tone te bukur shqipe.
    E kane mbaruar filloren keta gazetarucet tuaj apo duhet ti cash prap ne shkolle?

  5. Kolona says:

    O Titi pse dhe një diçka e mire që bëhet duhet përfolur. Lexoje me vëmendje materialin dhe e kupton. Keti i lumtë dhe është shembull për ata që paret u myken e nuk investojnë. Po të mendonin të gjithë për së mbari Shqipëria do ishte shume para

  6. Vlora says:

    Shpetim, shendet e suksese!

  7. LORA says:

    Mirenjohje per punen dhe ivestimin e tij
    ne Pellumbas.
    I uroj vec shendet,per suksesimin e metejshem.

  8. gallofi says:

    Shpetimi eshte puntor dhe pa kurrfare ndihme nga shteti Shqiptar. Zona Pellumbas ka radioaktivitet. Habitem pse nuk lajmerohen ata njerez qe jetojne andej. Edhe Guret nuk mund te merren prej andej por organet e pushtetit flejne dhe radioaktiviteti eshte shperndare ne Ndertimet e Reja te Tiranes .

  9. aleko says:

    gjenden dhe parat po te keshe deshiren per te bere dicka .Ca me paret e veta ca me ndimen e banges edhe ky zotni ka bere dicka.Keshtu qe meriton vleresim por jo si vlereson nje fare titi ketu larte qe duket do jete pjese e duat thareve qe kane mbush shqiperine dhe mendojne se burimi I vetem I pareve nuk eshte puna por vjedhja..

  10. TR says:

    ESHTE NJE SHEMBULL I MIRE PER SHUME QE JETOJNE NE FSHAT , OSE TE TJERE QE KANE PARA , TE FILLOJNE ME AGROTURIZMIN , DUHET ME SHUME IDE ,SE SA PARA .BRAVO

  11. Miri says:

    Mero po ta ndertonte Rama me Lali Erin kete hotel minimum do tu merrnin shqiptarve 3.5 million eur ,vetem rikonstruksioni I godinave te konviktit te qytetit studenti jane tenderuar me 15 million euro a thua po I nderton nga fillimi po blen token etj etj,cfare po u bejne po I lyejne me boje nga Brenda dhe jashte dhe ca meremete te zakonshme por qe populli shqiptar po I paguan sa frengu pulen,
    Por ti Mero per keto nuk shkruan se ta ka mbyllur gojen Edvini me lali Erin.

  12. BARDI says:

    NE SI SHQIPTAR PO NUK VUM NE DYSHIM CDO GJE ESHTE E PA MUNDUR .DHE KETE E KEMI SI DHELPRA ME RUSHT ,ME QE VETE SKEMI HORIZONT DHE AI TJETRI SDUHET TE DAL CIPER TEJE.NE VEND QE TE MARIM SHEMBULL ??????.
    DHE AI QE E VE NE DYSHIM TE ARDHURAT DHE NE SE I KA RREMBYER I LUMTE QE ESHTE PA NJOLL,POR JAME I BINDUR QE E KA ME DJERSE,SE DO ISHTE NGREJTE FSHATI NE PROTEST PER PD DHE DO E KISHTE ZBULUAR HYNERIN. BARDI

  13. Leone says:

    Biznesi me pastideri ne Vlore ecen mire dhe jo vetem pasticerite….

  14. spartak says:

    Pse ju duket çudi disave ? Si Shpëtimi ka me qindra . A don në Ksamil , në Vrinë , Konispol e Delvinë , në Përmet , e s’po zgjatem shumë , por mjafton studentja e La Sapienzes së Romës , në Prosekun mbi Rrëshen ( jo në rrugët e lokalet e Tiranës ) , që bashkë me të shoqin dhe gjithë bvashkëfshatarët e saj , me punë , këmbëngulje , vullnet e dashuri për vendlindjen e kanë kthyer atë vend një perlë . Ka edhe të tjera ferma në rrafshin e Mirditës , siç po shtohen përditë anë e mbanë deri në Leqet e Hotit , duke i dhënë dritë bukurive të tokës e natyrës së mrekullueshme të trojeve Pshqiptare . Atë verë e raki të mrekullueshme dhe me cilësi që prodhon Kantina ARBERI në Rrëshen , a mos kujtoni se e prodhon me rrush Sarande . Kanë fillu të shtohen vreshtat edhe në Mirditë , ashtu si në Përmet , Berat , Skrapar , Kolonjë , Pogradec , e kudo .
    Erjon Velija . Mjaft më me lokale e Bar-Kafe ku vritet koha dhe jeta e rinisë , e cila kujton se do gjejë shpëtim nga plogështia ku ka përfundu vetëm duke shku jasht . Të japin jasht , por siç ta japin edhe ta marrin , deri të marri edhe shpirtin , dinjitetin dhe identitetin , kurse këtu do punosh vetëm e vetëm për vehten tënde , familjen tënde dhe vendin tënd , nga më të mrekullueshmit në Evropë . Shpëtimin e kemi këtu në vendin tonë , me punë , shkollim , dinjitet e integritet . Kështu po vepron dhe SHPETIMI i Duqëve , i cili siç ka emrin ashtu edhe veprimin , Shpëtimtar .

    1. Mario says:

      Me fal cfare iniciativash ka ne Delvine e Permet se me thene te drejten ne ato zona vetem apati mund te gjesh. Ose burra neper kafe…

  15. Sandri says:

    A shqipo shqipo çar svillni nga inati, kur shihni si dikush ecën para me djersën e ballit. Dhelpra dhe rrushtë duke pasur parasysh keta mysebetë eshte krijuar. Dikush habitet fare sa thote o duq ku i gjete gjith kto pare. Po ti shoshte duqi se u i kishte gjet, as do merrje mundimin ti fitoje, ti zgëqe dembel e llafazan,

  16. xy says:

    Bravo Shpetim! Utime!

  17. Virusi says:

    Kush s’eshte mare me pune apo s’ka guxuar ndonjehere nuk ka per ta kuptuar Duqin. Puna o zotrinj, puna bene cudira, puna pjell lekun dhe mireqenien. Ja ashtu, pese leke sot e pese neser, plus duart dhe njeriu bene cudira. Ata qe meren me llafe, llafet u ngelen ne dere.

    1. Tani says:

      Po dakord jemi me ty. Shko thuaja atyre qe marrin 25.000 leke rroge. Harrova, duhet te hapim nga nje pasticeri qe te kemi sukses! Zoterise ne fjale i lumte qe paska bere aq shume para, por mjaft me keto perralla me mbret, gur-gur vihet kalaja se nuk i ha njeri

  18. Zagoriti says:

    Te uroj suksese te metejshme ne investimin tuaj,Shpetim!Njeriu qe eshte punetor e me inisjative,gjithmone do te kete sukses ekonomik e prosperitet!

  19. Guroja says:

    Si mund te flas per fshat dhe ne foto ke vetem ballkon pa pamje dhe tryeza! Te lumte e ke bere mire, po na trego fshatin, trego nje pejzazh ku ndodhet fshati? E dijme qe eshte rreth kesaj vile e rreth e qark ketyre tavolinave, po ku?

  20. Tina says:

    Të vaftë puna mbarë! Po u zhduk ligësia dhe fiton puna mbi ligësësinë, ndryshon dhe jeta. Gjuha e akuzave dhe shpifjeve, sic bën opozita e çojnë vendin në greminë.

  21. vangjel says:

    duqit ti marrin te keqen ata qe llapin kot se ne Vlore, ne qe e njhim duhet te flasim, Duqi punonte 20 ne 24 ore. Hallall dhe suksese Duq. Qente le te lehin karvani shkon perpara.

  22. Shqiptari nga Kosova says:

    Investoni e njerez ( ai qe ka nundesi),sepse duke investu edhe fitoni edhe punesoni njerez. Pastaj duke fituar rriten investimet dhe perseri punesimet dhe keshtu zinxhir dhe vendi yne i vogel zhvillohet. Asgje s’vjen nga qielli ( perveç reshjeve).
    Ndersa ketij sipermarresi i urojme suksese…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje