Rama: Shpërndarja e Kartave të Studentit fillon brenda muajit Maj, ja përfitimet

17 Prill 2019, 09:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se brenda muajit maj fillon shpërndarja e kartave të studentit, të cilët fitojnë mbi 40 shërbime të ndryshme.

‘Mirëmëngjes, dhe me një tjetër angazhim të Paktit për Universitetin në rrugën e përmbushjes, ju uroj një ditë të mbarë‘, shkruan Rama.

Prezantimi i Kartes se Studentit u bë ditën e djeshme nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja Besa Shahini.

Me anë të kësaj karte, tashmë studentet do te mund te perfitojne ulje per rreth 40 sherbime në kryeqytet, mes të cilave transport urban, Bunkar 1 dhe 2, Shtëpinë e Gjetheve, muze, galeritë e Tiranës, teatro, kinema, bare dhe restorante.

2 komente në “Rama: Shpërndarja e Kartave të Studentit fillon brenda muajit Maj, ja përfitimet”

  1. Sal demokrati says:

    Vdesin per kar ta kto studenteshat sokoleshat..

  2. Deep State Albania says:

    I vetmi Kryeminister ne bote qe merret me kartat e studenteve dhe ben tellallin.

    Mire se vini ne Alb a nistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje