Media, "e keqja më e madhe". Një armiqësi e vjetër e pushtetit

22 Prill 2019, 20:15Bota TEMA

Pushtetet dhe mediat shpesh kanë pasur një marrëdhënie të trazuar, madje janë kthyer edhe në armike, përgjatë historisë. 33 vjet para se CIA ta shpallte Wikileaks-in armike, agjencia e inteligjencës e shihte shtypin në të njëtën mënyrë.

Disa shkresa që i përkasin vitit 1984 dhe kanë dalë nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, CIA, zbulojnë pikëpamjet alarmante mbi shtypin dhe një strategji si të zgjidheshin problemet që mund të paraqiste ai.

Drejtori i CIA-s, William Joseph Casey (drejtoi agjencinë në vitet 1981-1987) i kishte kërkuar nga Inspektorit të Përgjithshëm të bazohej mbi një raport të oficeres Eloise Page për publikimin e lajmeve të paautorizuara. Detyra iu delegua dikujt tjetër brenda stafit, i cili hartoi një memo sekrete prej 4 faqesh për Inspektorin e Përgjithshëm, James Taylor, që më pas iu kalua drejtorit Casey. Ai ishte më shumë një propozimin për një program, me të cilin CIA do të ndërhynte me shkollat e gazetarisë.

Memorandumi sekret mbështeste propozimet që Page kishte parashtruar në raportin e saj, në mënyrë të veçantë një legjislacion i ri, një njësi e veçantë e FBI-së dhe një prokuror special. Në memo thuhej se kjo do të ndihmonte në forcimin e ligjit. Kritika e vetme për gazetën Page ishte se mungonte një strategji për t’u marrë me median, e cila përshkruhej si “personazh negativ” (principal villain).

Për zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, arsyeja që shtypi ishte e kqeja më e madhe ishte e thjeshtë: “pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute” dhe “fuqia e medias për të botuar në këtë vend është pothuajse absolute”. Si rezultat i “pushtetit absolut”, argumentonte agjencia që ishte përfshirë në përpjekjet për kontrollin e mendjes, mbikëqyrje të paligjshme, ndërhyrje në zgjedhjet e huaja dhe dhjetëra vrasje, përpjekje për vrasje dhe grusht shteti, mediat ishin korruptuar absolutisht. 

Në dokument, anëtari i stafit të Ispektorit të Përgjithshëm shprehej se ata i krahasojnë mediat me “të kundërtën”, një referencë që përdorej për shërbimet e inteligjencës të armiqve. Kjo mund të mbështetet duke cituar “paralele të sakta në metoda dhe rezultate, nëse jo në motivime, midis përpjekjeve të medias për të depërtuar te ne dhe përpjekjet e kundërshtarëve për të bërë të njëjtën gjë”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje