Flakë që riafirmuan rrënjët kristiane të Europës

26 Prill 2019, 15:21Bota TEMA

Ernesto Galli della Loggia

Mjaftoi një zjarr, për fat të mirë i pjesshëm, në katedralen “Notre-Dame” për të bërë që të nxirrte krye një skizofreni ideologjike dhe pasiguri kulturore e klasave të edukuara dhe drejtuese të Evropës. Kjo është ndoshta shkaku kryesor i paralizës që për vite e ka penguar Bashkimin Evropian të bëhet një subjekt i vërtetë politik. Flakët ende nuk ishin shuar, kur nisi të ngrihej një kor unanim: “Ishte një pjesë e jona, ishte historia jonë, letërsia jonë, imagjinata jonë, një pjesë e fatit të Francës”, deklaroi Emmanuel Macron; ndërkohë që, pavarësisht përplasjeve politike, jehonë i bëri edhe Jean-Luc Mélenchon, kreu i partisë radikale të majtë “La France insoumise”: “Kjo ndërtesë është një pjesë e familjes sonë, katedrales tonë të përbashkët, anijes që na mban të gjithëve nëpër dallgët e kohës”.

Edhe te ne (Itali), politikanët dhe komentatorët u mblodhën të gjithë në të njëjtën linjë mendimi, pa dallim orientimi politik. Dhe kështu, ne lexuam se “shpirti i Evropës” jetonte në Notre-Dame, se “moderniteti” fillon me katedralen “e cila bëhet hapësirë ​​publike, qendër kulturore apo pol agregues”. Jo vetëm kaq: ne lexuam se ngjarja dramatike pariziane zbuloi “një ndjenjë të përbashkët përkatësie” dhe “energji të fshehura”, gjë që na bëri të ndihemi “më të bashkuar”, sepse na zbuloi se “ndajmë historinë, kulturën dhe besimin fetar”.

Të gjitha këto shenjtërisht të vërteta. Nëse do të më kishin thirrur për të dhënë një koment, me siguri nuk do të kisha shkruar gjëra të tjera nga këto. Megjithatë, lind një pyetje e paneglizhueshme, ose më mirë dy të tilla. Së pari: bashkësia e konsideratave dhe pohimeve të lartpërmendura dhe mijëra të tjera të ngjashme që dëgjohen dhe lexohen këto ditë ndoshta nuk aludojnë – dhe as shumë fshehurazi, madje me pasion të madh argumentues – për ekzistencën e diçkaje që quhet identitet? Së dyti: a nuk duket ky identitet qartësisht identitet i krishterë?

Po. Sidoqoftë, fakti mbetet se, siç e dimë, këto dy fjalë, “identiteti i krishterë”, përbëjnë diçka që nuk është shprehur në diskursin publik të Evropës zyrtare. Për rrjedhën tradicionale politike-kulturore të kontinentit tonë, për politikën dhe për intelektualët që kanë rëndësi, për mediat që ndjekin orientimin e saj, rëndon mbi ta detyrimi i të qenit “politikisht korrekt”. Jo rastësisht, kur rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur u shfaqën premisat për një projekt për Kushtetutën e BE-së, shumë propozuan të përmendnin midis rrënjëve shpirtërore të entitetit të ri, së bashku me trashëgiminë greko-romake dhe iluminizmin, edhe “rrënjët e krishtera “, pati edhe një protestë të vërtetë. Duke përdorur shpirtin laik të pashmangshëm, kompleksitetin e historisë që nuk mund të përmblidhet në formula dhe një mijë arsye të tjera, nxorën krye dyshime, ngatërresa dhe kundërshtime të shumëllojshme. Derisa, për të mos i mërzitur miqtë tanë hebrenj (të cilëve me siguri, nuk do t’u vinte keq), por sidomos në mënyrë që të mos irritonin shumë fqinjët dhe mysafirët myslimanë lehtësisht të irritueshëm, nuk u bë asgjë nga këto. Mbështetur nga një opinion i gjerë i kulturuar, asambleja vendosi që Evropa nuk kishte rrënjë historiko-kulturore (ose nuk mund të thoshte se i kishte), dhe se thjesht evokimi i dimensionit të identitetit ishte diçka jo gjithëpërfshirëse, raciste në mënyrë tendencioze, le më të mendoje të pëmendje një pretendim të tillë të papranueshëm në Kushtetutë.

Kur flasim për shkëputje të elitave nga njerëzit e zakonshëm: veçanërisht kur janë vetë ato që e dinë shumë mirë se si janë gjërat . Ata e dinë mirë, domethënë, se janë të prirë për një konformizëm të përhapur, për një bashkim teologjik të bazuar në sikletin që vetë ata kanë kontribuar të hedhë rrënjë.

Zjarri i Notre-Dame, megjithatë, shërbeu si detonator i depozitimit të materialit emocional të akumuluar në heshtje për vite të tëra, pas qindra vdekjeve dhe plagosjeve që erdhën si pasojë e sulmeve islamike, prerjeve të kokave dhe tmerreve të tjera të ISIS-it. Asgjë tjetër si perceptimi për një kohë të gjatë i pranisë së rrezikut dhe armikut nuk i bën njerëzit të vetëdijshëm për identitetin e tyre dhe nevojën për ta manifestuar. Natyrisht, zjarri i Parisit erdhi për shkak të një aksidenti, por mjaftoi kërcënimi se mund ta shihnim të kthehej në hi një prej ikonave të krishtërimit të kontinentit, që në një pjesë të madhe të opinionit publik europian të ndodhte një reagim përtej çdo ndarjeje tradicionale politike apo konfesionale. Një vrull i vetëdijwsimit të identitetit: “Ne jemi kjo gjëja këtu, ky vendi, edhe kjo kishë dhe ne nuk jemi të gatshëm të mohojmë atë që jemi”. Pa ndonjë aluzion, por edhe pa asnjë hezitim. Por duke treguar se deri në ç’masë u formua te njeriu i Europës një ndjenjë e përbashkët, një zhvillim sentimental dhe psikologjik, vite dritë larg ideve dhe paragjykimeve aktuale të elitave politike dhe mediokulturore. Të cilat, për më tepër, duke i dhënë më shumë se prova oportunizmi, të tilla të një skizofrenie mbresëlënëse, janë adaptuar menjëherë. Pothuajse të njëjtët njerëz që ishin të bindur se në Kushtetutën e BE-së nuk duhej të thuhej ndonjë fjalë për “rrënjët e krishtera”, pothuajse të njëjtët që prej vitesh kanë ndezur kokrrat e temjanit në altarin e “laicitetit” ose duke predikuar domosdoshmërinë e refuzimit absolut të çdo teme të identitetit, ata nisën papritmas të deklamonin mbi rolin qendror të traditës fetare në të kaluarën dhe të tashmen tonë.

Natyrisht, nuk duhet t’i gëzohemi çdo rigjykimi, edhe pse i drejtë. Megjithatë, është e pashmangshme pyetja nëse do të ketë ndonjëherë një klasë politiko-intelektuale aq të dobët në bindjet e saj dhe aq të gatshme që të harmonizohet me ndryshimin e shpirtit publik, që gjithsesi do të ketë sukses në detyrën e vështirë të ndërtimit të atdheut evropian. /Corriere della Sera-TemA TV/

1 komente në “Flakë që riafirmuan rrënjët kristiane të Europës”

  1. Jarosllav Hashek says:

    Bla, bla, bla …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje