Liderët e partive europiane të ekstremit të djathtë mblidhen sot në Pragë. Takimi i krerëve të partive euroskeptike vjen një muaj para zgjedhjeve europiane, në të cilat ata presin sukses të paprecedent.
Liderja e Bashkimit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, dhe ai i Partisë së Lirisë në Holandë, Geert Wilders, është parashikuar të mbajnë fjalime, ndërsa me një mesazh video do t’u bashkohet edhe Mattero Salvini i Legës në Itali. Eventi organizohet nga deputeti çek Tomio Okamura, kreu i Partisë Liri dhe Demokraci Direkte (SPD).
“Sondazhet kanë treguar se Europa e Kombeve dhe Lirisë, fraksioni i udhëhequr nga Matteo Salvini, Marine Le Pen dhe Partia e Lirisë në Austri kanë shansin të bëhen grupet më të mëdha në Parlamentin Europian”, tha ai për AFP-në.
“Kjo do të na mundësonte të implementonim ndryshime thelbësore që synojnë sigurimin e lirisë dhe sovranitetit të shteteve të veçanta evropiane pa urdhër nga Brukseli”, është shprehur Okamura.
Partitë që bëjnë pjesë në këtë grupim, duke përfshirë Alternativën për Gjermaninë (AfD) ose Partinë Popullore të Danimarkës, kanë qëndrime të njëjta për emigracionin, nxisin sovranitetin kombëtar dhe liritë individuale.
SPD-ja, e cila kurrë nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e BE dhe nuk ka deputetë në Strasburg, mbështet një “Çexit” nga BE-ja, ashtu si PVV e Wilders promovon një “Nexit”. (TemA TV)
rracistet e qelbur