Rusia do të nisë livrimin e sietemit S-400 për Turqinë

24 Prill 2019, 20:06Bota TEMA

Rusia do të nisë eksportimin drejt Turqisë të sistemeve për mbrojtjen nga raketat S-400, duke filluar nga muaji korrik, tha një zyrtar rus.

Alexander Mikheev, kreu i eksportuesit shtetëror të armëve ruse Rosoboronexport tha se “gjithçka tashmë është diskutuar dhe është rënë dakord”, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të vendosin sanksione nëse Turqia vulos marrëveshjen me Rusinë për importimin e sistemit antiraketë S-400.

Ankaraja ka thënë se blerja e këtij sistemi nuk duhet të bëhet shkak për sanksione, sepse Turqia nuk është rivale e Uashingtonit dhe mbetet e angazhuar ndaj aleancës së NATO-s.

2 komente në “Rusia do të nisë livrimin e sietemit S-400 për Turqinë”

  1. Bert says:

    Po i mori Turqia kete S 400 e hongri.I fillojne direct sanksionet dhe lira shkon per lesh.Do shohim se deri ku do shkoje budallalliku Erdoganit.

  2. ¬ says:

    Rusia e ka ndërmar një hap të tillë me Turqin sepse është në NATO apo në Azi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje