Turqia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Ky është qëndrimi i liderit të PPE-, Manfred Weber, i cili pritet të zërë vendin e Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian.
Weber është kandidati numër një i qendrës së djathtë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
“Në lidhje me Turqinë, besoj te bashkëpunimi i fortë si ai që patëm në rastin e emigrantëve”, tha Weber për Euronews, duke shtuar se, megjithatë, duhet marrë në konsideratë forcimi i lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes Unionit dhe Turqisë.
Por ai e gjeti me vend të theksonte qëndrimin kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. “Duam një marrëdhënie solide mes Turqisë dhe BE-së, por mendoj se duhet të jemi të ndershëm dhe kjo gjë përfshin atë që Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së”, është shprehur ai.
Turqia është zyrtarisht kandidate për t’iu bashkuar vendeve të Unionit që në vitin 1999. Negociatat e pranimit u hapën në tetor të vitit 2005, por u zvarritën deri në vitin 2016, kur të dy palët arritën një marrëveshje mbi emigrantët dhe refugjatët, pavarësisht se përshpejtimi i negociatave të anëtarësimit ishte një nga kushtet.
Sipas traktatit për emigracionin, Ankaraja do të pranonte çdo refugjat sirian që arrinte në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe që Europa do ta kthente mbrapsht. BE u dha gjithashtu akses pa viza qytetarëve turq dhe u dakordësua një ndihmë financiare prej 3 miliardë eurosh për t’u përballur me krizën.
Pak muaj më parë, BE tha se dëshira e Turqisë për t’u bashkuar me bllokun “duhet të përputhet me reformat korresponduese” dhe se vendi “po i largohet Bashkimit Evropian”.
Unioni e ka kritikuar shpesh “rënien e vazhdueshme dhe shqetësuese në fushat e të drejtave themelore të njeirut dhe sundimit të ligjit” si dhe “përkeqësimin e pavarësisë dhe funksionimit të gjyqësorit”. (TemA TV)
Ekonomia e Turqisë është si ajo e Yémenit. Bëjn sex me dijeni të prindërve (me të Shqipërisë)
Le te hyje BE ne UNIONIN islam?
Turqia dhe turkoshqiperia se bashku me turkokosoven dhe turkobosnjen do krijojne unionin e tyre. Sulltan do jete recepi ndersa erdorama do jete myftiu tirones.
Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret dhe gjithe ballkanin. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen.
Le te hyje EU ne UNIONIN islamik
evropi i perket kristianeve,sa per korraket sunite……….st’arxidia mas!