Joe Biden shpall kandidaturën për president: Nëse Trump rri 8 vjet do ndryshojë përgjithmonë karakterin e këtij kombi

25 Prill 2019, 12:51Bota TEMA

Ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden, u bashkua zyrtarisht të enjten në garën e ngushtë të demokratëve për të fituar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

Ai e shpalli vendimin në një video të postuar në rrjetin twitter, duke deklaruar se “jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi”.

“Nëse i japim Donald Trumpit tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodh”, tha ai.

Tashmë janë bërë 20 kandidatë demokrat që luftojnë për të fituar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, ndërsa emra të tjerë më pak të njohur mund t’i bashkohen garës.

Joe Biden, 76 vjeçar, bëhet ndër kandidatët kryesor bashkë me senatorin nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili udhëheqë në shumë anketa dhe është dëshmuar si mbledhës i mirë fondesh.

Në mesin e demokratëve, zoti Biden ka përvojë ndërkombëtare dhe legjislative të pashoqe dhe është ndër fytyrat më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.(voa)

1 komente në “Joe Biden shpall kandidaturën për president: Nëse Trump rri 8 vjet do ndryshojë përgjithmonë karakterin e këtij kombi”

  1. american16al says:

    Menyra se si demokratet po e zhvillojne fushaten pa ose me alternativa extreme majtas do ta bejne Tramp per te dyten here president.
    Demokratet duhet te dalin qarte se per cfare jane dhe jo vetem te kundershtojne Trump , sepse americanet jane te lodhur me menyren e tyre te rezistences , it is boring.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje