FOTOT: Parajsa natyrore e Syrit të Kaltër, destinacioni i preferuar i të rinjve

28 Prill 2019, 13:32Turizëm TEMA
FOTOT: Parajsa natyrore e Syrit të Kaltër, destinacioni i preferuar i

Aksioni i nisur për pastrimin e Syrit të Kaltër në Sarandë po rikthen këtë destinacion turistik në një vend të pastër dhe me standardet e duhura, për të pritur më shumë turistë në sezonin e ri veror.

Këtë fundjavë të rinjtë vullnetarë të Eco Volis kanë zgjedhur të shijojnë fundjavën në këtë park natyror, i cili pas përfundimit të aksionit të parë të pastrimit, ku janë bërë heqjet e mbetjeve inerte, mbjellja e pemëve, si dhe shtimi i koshave për hedhjen e mbeturinave, i kanë kthyer kësaj pike të rëndësishme turistike pamjen e merituar.

Të rinjtë kanë shijuar bukuritë e këtij peizazhi të mrekullueshëm duke bërë kanoe në ujërat e kristalta, si dhe duke shëtitur me biçikleta në zonën e mbushur plot me gjelbërim.

“Pas nisjes së punës për rehabilitimin e Syrit të Kaltër, vullnetarët e Eco Volis i kërkojnë qytetarëve të mbrojnë Parkun Kombëtar, duke promovuar bukuritë përrallore të kësaj embleme të turizmit shqiptar”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

3 komente në “FOTOT: Parajsa natyrore e Syrit të Kaltër, destinacioni i preferuar i të rinjve”

  1. ali peza says:

    Ky nuk eshtebgje perpara “syri kaltert” ne Theth.Ai eshte nje mrekulli e vertete.

  2. Feniks says:

    O po RRUGEN a e keni shtruar dhe asfaltuar apo jo?
    Te tjerat jane pallavra!

  3. antonio says:

    Ministri i Turrizmit mburret me punen e ca kajamajve!
    Turpi te mbulofte o minister se ti je per fshesaxhi!
    Na thuaj o minister i pa afte se cfare projekteh keni bere dhe zbatuar aty,pervec natyres qe nuk eshte merita e juaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje