Rusi, libër me kujtime për Hrushovin të 3 kundërshtarëve të tij: Dalles, Rokfeler dhe... Enver

28 Prill 2019, 09:15Dossier TEMA

Në Rusi botohet libri “Hrushovi. Reformatori në Kremlin”, autorë të tij janë politikanë të njohur të botës në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, shkruan shtëpia botuese e Moskës.

Ata janë Alen Dalles-i (Allen Dulles) ishte drejtor i CIA-s në vitet 1953-1961; Dejvid Rokfeler-i Ati (David Rockefeller Sr.) – një nga themeluesit e klubit të Bilderbergut, bankier i njohur amerikan, nipi i magnatit të naftës dhe miliarderit të parë Xhon Rokfeler (John Rockefeller); Enver Hoxha – politikan i njohur ballkanas, udhëheqës i Shqipërisë në vitet 1941-1985.

Të tre kanë lënë kujtime për N.S. Hrushovin – udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitet 1953-1964. D. Rokefeleri dhe E. Hoxha janë takuar vazhdimisht me Hrushovin dhe kanë zhvilluar bisedime me të, A. Dallesi për shkak të detyrës ka siguruar proceset e negociatave midis Hrushovit dhe presidentëve amerikanë Ajzenhauer (Eisenhower) dhe Kenedi (Kennedy) dhe gjithashtu ka drejtuar veprmtari spiunazhi kundër BRSS në kohën e Hrushovit.

Kujtimet e Dallesit, Rokefelerit dhe Enver Hoxhës krijojnë një imazh jo të njëtrajtshëm të udhëheqësit sovjetik, duke lejuar vështrimin mbi “reformatorin e Kremlinit” nga anë të ndryshme.

3 komente në “Rusi, libër me kujtime për Hrushovin të 3 kundërshtarëve të tij: Dalles, Rokfeler dhe… Enver”

  1. antonio says:

    Ku je more Intelektu-HALJA,qe ke lejuar botimin e ketij libri qe ka rreshtuar Enver Hoxhen nder 3 politikanet e medhenj te botes qe kane vleresuar Hrushovin?
    Aty duhej te ishte Mut-hat Frasheri e jo Enveri!

  2. lisi says:

    Kush nuk e njeh PALACON qe i therrisnin DERRI I DONBASIT..

  3. 555 says:

    Botoje komentin o moderator!
    A jeni gazete e pavarur apo fashiste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje