Sulmi ndaj Përmetit, urrejtja ndaj Jugut që nisi si aventurë e “forcave vullnetare të Veriut” dhe përfundoi si masakër

24 Prill 2019, 12:00Dossier TEMA

Nënkolonel Hekuran Rrapaj kujton masakrën e ’97-s në Përmet.

Sipas tij, pasojat mund të ishin më te tmerrshme, nëse nuk do të ishte për ushtrinë.

“Qyteti i Përmetit u mbush me dy ushtri, të organizuara dhe të drejtuara nga shteti, të përqendruara në dy kampe përballë  njëra-tjetrës. Lumi i ndante në mes: Forcat vullnetare të veriut dhe të SHIK-ut, si dhe Forcat e Armatosura të ushtrisë”, tregon Rrapaj.

Përgatiti Albert Zholi

Pse u zgjodh pikërisht Përmeti? Ndoshta më tepër për karakterin e veçantë të përmetarëve, sesa për terrenin e përshtatshëm. Përmeti ishte i vetmi qytet në Jugun e Shqipërisë që ndodhej nën kontrollin e rreptë të regjimit. Shteti kishte informacionin e sigurt për karakterin e njohur të qytetarit përmetar. Si njerëz të edukuar, të urtë dhe mikpritës, ata nuk do të rezistonin ndaj makinës shtypëse ushtarake dhe përqendrimit të forcave atje. Për herë të parë në historinë e tij, Përmeti ka parë këtë përqendrim të madh forcash dhe mjetesh luftarake. Ndërkaq, për herë të parë do të binte në kontakt me kulturat e dobëta banale dhe veprimet rrugaçërore. Mënyra e organizimit të luftës në Përmet, me të vërtetë nuk kishte precedentë. Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, ajo është një spektakël që nuk e ka shokun në analet e historisë së  konflikteve shqiptare.

Që në agimet e para të pranverës dhe deri në mbrëmjen e 8 marsit 1997, qytetin historik të Përmetit e mbuluan forcat e shumta të mercenarëve, specialet e SHIK-ut, Brigada Komando, Brigada e Këmbësorisë së Shijakut, Burrelit, Brigada Tankiste Zall-Herr, Brigada e Artilerisë së Divizionit Këmbësorisë Tiranë, një brigadë e quajtur “rezerviste” e të grumbulluar kryesisht nga rrethinat veriore të Shqipërisë.

Qyteti i Përmetit u mbush me dy ushtri, të organizuara dhe të drejtuara nga shteti, të përqendruara në dy kampe përballë  njëra-tjetrës. Lumi i ndante në mes: Forcat vullnetare të Veriut dhe të SHIK-ut, si edhe Forcat e Armatosura të ushtrisë. Pas udhëtimit të gjatë e të stërmundimshëm, përpara syve të njëra- tjetrës, asnjëra nuk mund të hynte në “betejë”. Kjo gjendje vërtetonte faktin se edhe “fitorja” e cilësdo forcë, do të ishte e padobishme. Zhvillimi i ngjarjeve të planifikuara do të qëndronte aq larg për t’u zbatuar, sa edhe më parë se të përqendroheshin forcat.

Kjo llojshmëri forcash të çorientuara, ky agresivitet i njerëzve që as vetë nuk e dinin përse kishin ardhur deri këtu, krijoi konfliktin më serioz jo vetëm për popullin e Përmetit, por edhe midis formacioneve të ushtrisë dhe SHIK-ut.

Si duhet të shpjegohet kjo? Si njëra palë e forcave, edhe pala tjetër kishin në përbërjen e tyre pothuajse të njëjtën bërthamë: ata ishin vetëm forca vullnetare. Bërthama e rregullt e Forcave të Armatosura në këto momente ose ishte shkrirë komplet, ose ishte bërë tepër e dobët për të realizuar veprimet që kërkonin zbatimin e urdhrave të dhëna. Ajo përbëhej nga një masë e caktuar rekrutësh të pastërvitur, të mashtruar rreth asaj ç’ka do të kryenin. Ishte vetëm uniforma që i dallonte, ose që i bënte ushtarë. Stërvitja as që nuk ishte menduar të bëhej. Dëshira e oficerëve të forcave të ushtrisë së rregullt, por edhe ai numër i pakët i oficerëve vullnetarë nuk ishte për stërvitjen dhe drejtimin e këtyre lloj operacionesh.

Për organizimin e mirëfilltë ushtarak nuk mund të flitej, madje as për forcat e ushtrisë së rregullt. Absurdi qëndronte në faktin se edhe ushtarët aktiv ishin ushtarë të rinj. Ishte absurde të hidhje rekrutët e pastërvitur në një aventurë të tillë, përballë njerëzve e familjeve të tyre që përjetonin të njëjtin fat.

Kështu, forcat ushtarake shtetërore të grumbulluara në Përmet mbetën tepër të befasuara, duke refuzuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Disponues për zbatimin e urdhrave ishin disa prej kolonelëve dhe ushtarakëve të ardhur atje, por që mbetën të vetmuar. Për një moment të mendojmë se dëshira e personelit komandues dhe drejtues ekzistonte për stërvitje dhe manovrat e mëtejshme dhe se kjo vështirësi mund të kapërcehej. Por si do të qëndronte puna me shpejtësinë e përgatitjes së kontigjenteve të mbledhura e të grumbulluara me urgjencë para pak ditësh në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”? Ky kontigjent kishte në përbërjen e vet diferenca moshe nga më të ndryshmet. Brezi i ri kishte rreth 10 vjet që nuk stërvitej ushtarakisht, gjë që i mungoi këtij kontigjenti rezervist. Për stërvitje me rezervistët as që ishte menduar ndonjëherë. Ishte kësisoj një efektiv i përbërë nga vullnetarë dhe rezervistë të papërgatitur. Ndryshonte uniforma, emërtimi dhe deri diku urrejtja ndaj Jugut për aventurë. Ndërsa për kontigjentet e tjera mbështetës dhe special, puna qëndronte dhe më keq. Këto lloj shërbimesh kërkonin një kohë më të gjatë përgatitje, stërvitje më të kujdesshme sesa për këmbësorin e thjeshtë. Kjo edhe për vetë kuadrin drejtues.

Për një moment, të mendojmë se të gjitha këto vështirësi kapërceheshin dhe pjesa më e madhe e grupimeve gjendeshin në kushte të mira përgatitje. A mund të lëviznin ata edhe në këtë rast? Efektivave atje u mungonte ushqimi i thjeshtë, u mungonte morali. Ushtaraku mbi karroceritë e mbushura me pluhur, rrugës hante copën e bukës me gjalpë e djathë, ndërkohë që fëmijët dhe familjet e tyre i kishin lënë në kushte jo më të mira. Furnizimi i saj duhej të plotësohej, por depot e ushtrisë kishin vite që pjesë-pjesë ishin grabitur, sikundër ishin vjedhur dhe lekët e tenderave për ushqim dhe për veshmbathje. Organizimi i kësaj pike më elementare të shërbimit logjistik ishte një zero.

Forcat e tjera ishin më në gjendje, më të përkëdhelura nga shteti. Kishin marrë shumë më tepër lekë, por jo mbështetje logjistike. Ndryshimi qëndroi në atë që ishin më të guximshëm në shkatërrimin dhe vjedhjen e dyqaneve, lokaleve  dhe furrave të bukës. Kështu që as që mund të parashikohej sesa do te zgjaste kjo gjendje e amullt në të dy kampet e grumbulluara, njëra tek pishat e bukura në hyrje të qytetit dhe tjetra tek reparti special i forcave komando, derisa materiali mendor i cilësisë së lartë i ushtarakëve dhe i vullnetarëve  të mos ishte bërë i vlefshëm për vënien në lëvizje të asaj makine gjigande të armatosur, për të ulur armët dhe për t’u gjunjëzuar në emër të një çështjeje të madhe. Këtu ishte fundi i vendosmërisë për konfliktin e hapur që bënë kuadrot dhe efektivat e Forcave të Armatosura kundër drejtuesve të vet. Këtu mbeti fundi i çorganizimit të plotë i  komandim-drejtimit në ushtri.

Në “vijën” përballë këtij fronti dhe grupimi të madh forcash dhe mjetesh qëndronte përsëri populli vullnetar i armatosur, po me armët e ushtrisë. Këtyre kontigjenteve nuk mund t’u dihej me saktësi numri, përgatitja, mjetet, armatimi, teknika, mbështetja logjistike. Ishin të vendosur në kërkesat e tyre legjitime,  por edhe kurajua për t’u ndeshur nuk mund të dihej me saktësi.

Kështu që grupimet e forcave ushtarake të makinës shtetërore dhe populli i armatosur i Tepelenës, i Gjirokastrës, i Labërisë, dhe i krejt Jugut, të frikësuar nga njëri-tjetri, duke iu trembur fitores, pothuajse aq sa edhe disfatës, qëndruan përballë njëra me tjetrën, duke u orvatur të krijonin diçka. Nuk mund të vepronin, nuk mund të ishte ndryshe, kur shihej edhe nga ushtari më i thjeshtë mbretërimi i padijes dhe i mungesës së përvojës. Paniku nuk ishte i papritur. Tërheqja në çastin vendimtar të hyrjes së luftës civile, e cila pushtoi  fillimisht tërë ushtrinë, nuk mund të na habiste. Një gjë e tillë u bë mëse normale, duke penguar luftën civile.

Nëse forcat e mercenarëve të vepronin, unë mendoj se mbi kokat e tyre do të binte grushti i madh i historisë, ose do të ishin të detyruar të tërhiqeshin me disfatën e turpit, sepse forcat e Jugut së bashku me ato të ushtrisë do të hidheshin në veprime, deri në një gjakderdhje të pashmangshme. Masa aktive e efektivave, oficerët dhe ushtarët e thjeshtë që u ndodhën në Përmet, e kundërshtuan të ndërgjegjshëm këtë aventurë luftënxitëse. Ky çelës i bllokimit të veprimeve e justifikoi plotësisht zbatimin e urdhrave të eprorëve për përqendrimin e forcave në Përmet, por që atje dhe vetëm atje, në momentin kulmor të historisë kërkohej që çelësi mos të funksiononte më. Ishte momenti kur gjithçka ishte shembur. Lufta civile ishte në start. Dikush i pari të merrte guximin dhe gjithçka shembej…

Gjithsesi, demonstruesit e Jugut duhet që ta falënderojnë ushtrinë, e cila që në fillim i mori në mbrojtje në Përmet. Në të kundërt, lufta do të zgjaste pambarim duke hapur në të njëjtën kohë atë konflikt gjakmarrjeje që dëshiruan disa, midis Veriut dhe Jugut të Shqipërisë. Jo rastësisht, për këtë ishte zgjedhur si “vendkomandë” Përmeti. Për zbatimin e planeve bën fjalë edhe vizita e ish-ministrit të Mbrojtjes në mesditën e 8 marsit 1997 në Përmet, i shoqëruar nga ish-drejtori i SHIK-ut dhe një eskortë ushtarakësh të armatosur. Takimet e para i filloi me më të besuarit e shtetit, drejtuesit e SHIK-ut, veçanërisht  me komandantin e forcave speciale nën-kolonel Mulosmanin. Më pas, me drejtuesit e forcave të ushtrisë. Hija e ardhjes së ish-ministri të Mbrojtjes në Përmet mbetet ogurzezë, por edhe tepër misterioze. “Në njërën  nga këto ditë vëmë re se Zhulali nuk vjen në zyrë. Meqë i kërkohej diçka pyetëm edhe në familje, por nuk dinin gjë se ku ndodhej. Asnjë nuk kishte dijeni gjatë gjithë ditës. U hap fjala në Shtab se ai do të ishte arratisur. Pastaj rastësisht marrim vesh se kishte marrë një helikopter dhe pa njoftuar paraprakisht asnjërin, kishte shkuar në Përmet”, pohon Adem Çobani, gjeneral-major, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Pra, ky veprim tregonte se shteti nuk tallej, prezenca e tij vulosi një nga ngjarjet më të shëmtuara.

Gjithë natën kuadrot e reparteve të ushtrisë diskutuan dhe vendosën rrugën e tërheqjes së efektivave drejt reparteve nga kishin ardhur. Dhe pas orës 10.20, në mëngjesin e datës 9 mars 1997, ushtria e la Përmetin e gjakosur, me 6 të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Përmetin e trëndafilave e përgjaku krimi çnjerëzor i shtetit. Përmeti i historisë së lavdishme të shqiptarëve do të kthehej kësisoj në teatrin e luftimeve ku “gjeneralët” e yllëzuar brenda një dite do të privonin aftësitë e tyre në këtë ngjarje makabër. Plani i tyre do të vijonte: Përqendrimi dhe njëkohësisht tërheqja e forcave ushtarake të shtetit në Përmet sigurohej nëpërmjet dy rrugëve kryesore dhe të kontrolluara: Tiranë-Berat-Këlcyrë-Përmet edhe Tiranë-Elbasan-Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet.

Mendohej se forcat ushtarake të shtetit mund të kalonin lehtësisht urën e Leklit për në drejtim kryesor të mësymjes Gjirokastër-Delvinë-Sarandë. Kapia e objektivave ne rajonin e Gjirokastrës do të realizohej në bashkëveprim me forcat ajrore, sidomos me helikopterët, të cilët do të fluturonin ulët mbi lartësitë e Dhëmbelit. Këtu do të hidhnin forca speciale dhe mbështetja logjistike drejt vatrave kyçe të “zjarrit rebel”. Kapja e objektivave të largët, Delvinës dhe Sarandës në këtë drejtim të mësymjes mendohej të realizohej në bashkëpunim me aviacionin luftarak dhe forcat e bazës detare të Sarandës. Kështu hyri në pranverën e zezë të vitit 1997, Përmeti i mrekullueshëm, i luleve, paqedashësi i 10 mijë banorëve.

“Në Përmet, u bë edhe ndarja historike”

 Në Përmet bë edhe ndarja historike. U nda ushtria nga rruga e humnerës së përgatitur. Iniciativa kaloi tek mençuria, gjakftohtësia, tek masa e gjerë e efektivave që të drithëruar gjendeshin më afër tradhtisë. Shakatë pa kripë të ndonjë politikani  a ndonjë të padituri, sepse ushtria u tërhoq dhe nuk zbatoi urdhëratë e dhëna, mund të falen vetëm për një gjë: Turp për mburrjet e mëvonshme dhe për kujdesin që ata kanë treguar për ushtrinë shqiptare. Edhe pse u tentua disa herë që të merrej drejtimi në forcat e ushtrisë nga “gjeneralët” për “marshimin” drejt Jugut, ushtria u distancua nga kjo aventurë. Ajo përfundimisht në heshtje u pozicionua kundër shtetit. Ushtria parandaloi luftën e tmerrshme civile që pas shpine e planizuan liderët e saj. Ky ishte Përmeti i kontrastit të çuditshëm. Të egërsuar ballë për ballë, ushtarakët që kundërshtuan urdhrat dhe mercenarët që bënin terror. Në anën tjetër, ushtarakë, oficerë  dhe ushtarë të ushtrisë që rrinin në shtëpitë përmetare. “Mua m’u dha rasti të strehohem në shtëpinë e Robertit, një ish-oficer i njohur imi, Robert Ibrahimi. Nëna e tij na ushqente si fëmijët e saj. Natën e fundit, vajza e tij 6-vjeçare e miqësuar me ne më tha: ”Mos u mërzit o xhaxhi, se do ta takosh vajzën”, rrëfen Elmaz Punavia, kapiten dhe dëshmitar okular nga Burreli në Përmet. (AFP.al)

26 komente në “Sulmi ndaj Përmetit, urrejtja ndaj Jugut që nisi si aventurë e “forcave vullnetare të Veriut” dhe përfundoi si masakër”

  1. l says:

    Sali serbi i per kto fatkeqsi qe i ka ber popullit shqiptar duhet te ishte varur prej gjuhe ti dilte shpirti ngadal po keshtu e donte dhe fatos pijaneci qe e la te lir dhe se futi brenda

    1. Bledi Mane says:

      Tomorr Mullaraj, kryetari i PD në Përmet, u vra me plumb në kokë, gjaku i tij njollosi xhamin e dhomës së mbledhjes nga brënda (që tregon se qitja ishte nga brënda dhe jo nga jashtë).
      Skenar tipik berishian, vrasje nga brënda grupit, për t’ja hedhur fajin turmave të revoltuara. Të pyeten në hetuesi të gjithë pjestarët e mbledhjes!!
      Ky ishte momenti kyç i Masakrës së Përmetit.
      Të tjerat dihen …

  2. AMY says:

    berisha me zhulalin duhej te ishin varuar ne litar, ose te pakten burgim te perjetshem, per kete maskarade gjakderdhjeje qe ben dhe qe do donin te behej me shume akoma,
    Po te ishte dikush nga e majta ne pozite per te bere ato qe berisha ka bere kunder ketij populli dhe vendi, ai sot do ishte ne dhe, nuk e kuptoj si mund te vazhdoj te kercenoj me lufte dhe gjak akoma ne kete vit qe jemi ky berishe plak kriminel, nuk e di si mund ta lejojne akoma te nxjerre nga goja e tij e jargavitur e rrudhur fjale lufte, nxitese per lufte. ketij krimineli me damke i ka ardhur fundi dhe duhet ta kete fund te tmerrshem,

    1. Albani says:

      Ata qe duhej ta futnin pergjegjesin ne qeli,treguan qe jane njelloj me te….Nano,Meta,Rama …kompani.

  3. Haku says:

    A i dijn njerzit keto menxyra..!? Mallkimi i popullit te drejt, rent mbi politiqenerit te kalibrit miloshevician.. vk.

  4. KORÇARI says:

    Plehra SALI MUT BISHA DUHET PLASUR NË BIRRUCË ME NJA 5-6 ZEZAKË DHE T’JA ÇAJNË VRIMËN E [email protected]ËS PËRDITË , MËNGJES ,DREKË,DARKË DERI SA TË VARET NË ÇENGEL.
    GJITHASHTU I PAAFTI GALLOF RAMA DUHET NXJERRË NË SHESH QË TË PËSHTYHET NGA TË GJITHË SHQIPTARËT QË NUK KA PLASUR BRENDA AS SALI MUTIN AS ZENI SYPESHKAQENIN, AS FATKEQ MEDIUN DHE ASNJERI TJETËR NGA KËTA FEKALET.
    GJITHASHTU DHE FATOS BIXHOZI DUHET PËSHTYRË NË SURRAT QË E LA JASHTË KËTË GANGRENË TË KOMBIT SHQIPTAR.
    PLEHRËS SALI MUT BISHËS I DUHET NJË ENVER HOXHË QË T’JA SHKËRDHEJË PRAGUN, T’JA FUTË HURIN NË [email protected]Ë E T’JA NXJERRË NË GURMAZ.

  5. Josifi says:

    Salih Bisturia agjent i Udb per me shume se 40 vjet u orvat disa here qe ti vinte zjarrin Shqiperise.Nuk e kuptoj si ka mundesi qe ky eshte akoma i lire.

  6. Plator says:

    Jam Shkodran, dhe ne 1997 isha ushtar ne Lac Vau Dejs. Kur erdhi urdhri nga Tirana per me shku n’jug i gjith rreparti me ne krye oficerat rrefuzuan me hyp ne kamiona. Ne i kishim armet per me mbrojt Atdheun jo me luftu veten. K’to tituj duhet te jen ma te kujdesshem per frymen qe perhapin. Veriu nuk ka sulmu kurr jugun. Ka pass mercenar, po ka pass e jo vetem prej veriut. Sa per vllavrasje ishte jugu qe gjat 50 vjetve e dogji, persekutoj, diskriminoj e varfnoj veriun, por ne fund te gjith Shqipnin. Kujdes nga kjo frym anti Shqiptare qe perhapni.

    1. Nikpeta says:

      Jo or tej se komunizmi nuk lindi ne jug po ne gjithe shqiperine. Dhe asnjehere ne jug nuk gjen mercenar ti cosh per lufte me te vetmen arsye urrejtjen ndaj jugorve. Na fal po ksisoj ushtaresh i gjen akoma ne veri, shif mbeshtetesit e berishes! Kjo patjeter ska te beje me origjinen gjeografike por me injorancen patollogjike qe ka kapluar veriun. Analfabetizmin shtazarak qe i trasformon njerezit ne derra.

      1. Beratsi says:

        Ma kujton pak se cila krahine fitoi medalje te arte per trafik ne prostitucion motrat e grate e shokeve e per vrasje masive mes vellezerve te gjirit?
        Nuk mbaj mend veriun te shiste dhe nenen e vet per te bere 2 leke ne Itali

    2. Klimax says:

      Ndersa ti me llogjiken tende “arsyeton” se per 50 vite ishte Jugu qe paska bere vella-vrasje ne Veri????!!! Si keshtu? Mos valle erdhen jugoret dhe ju vrane??!! Qe verioret vriteshin per gjakmarrje me njeri-tjetrin, kjo eshte e njohur, por ate qe nuk mund te mohojme, eshte se ne ate periudhen 50 vjecare, sic deklaron ti, ishte e vetmja periudhe qe u minimizua duke shkuar deri ne zero numri i gjakmarrjeve!
      Nuk e di ne se u dogj, u diskriminua apo u varferua Veriu, por faktet gjithashtu flasin se ne Veri u ndertua nje industri e fuqishme per kohen, hidrocentrale, shkolla, spitale, qytete te reja, mundesi per me shume civilizim dhe sigurisht shume pak krim!
      Qe regjimi i jugorit Enver Hoxha ishte nje regjim diktatorial, ky eshte nje realitet qe e jetuan te gjithe shqiptaret, pa perjashtim, Veri-Jug, por ne ate periudhe e vetmja gje qe nuk egzistonte apo qe u mundua te eleminohet plotesisht ishte urrejta Veri-Jug, urrejtja fetare, etj, etj.
      Lufta e klasave ne Shqiperine e Hoxhes ishte dicka tjeter qe nuk kishte asnje lidhje me ato qe shkruan ti ne komentin tend!

      1. albert says:

        Ti, si perkrahes i Janulles mire do te beje qe te mos perzihesh ne punet e shqiptareve.

    3. A.G. says:

      Per punen e titulit dhe ’97s ke te drejte. Pervec nje numri te kufizuar mercenaresh ne pergjithesi Veriu nuk i vajti pas Sales ne luften civile ku donte ta fuste vendin,

      Sa per komunizmin, te keqijat dhe te mirat e komunizmit ishin njelloj si ne Veri edhe ne Jug. Qofte spitalet, shkollat, elektrifikimi etj, qofte persekutimi e burgosjet. Sa per diskriminim fjala “malok” filloi te perdorej gjeresisht ne kohen e Sales se ne komunizem t’i thoshe dikujt “malok” te conin per riedukim prane gjirit te klases punetore te hapje kanale ne Vaun e Dejes ose ne minierat e Rubikut.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Te lumte goja..

  7. Kolona says:

    Fakte ka, dokumente po, dëshmi sa të duash pse nuk hapet një proces për SALI KERRMen dhe gjeneralët e tij po marrin sot pension ata që planifikuan këtë gjakderdhje në Përmet. Gjyq për të gjithë edhe për Zhulin e haleve të vdekur të dënohet pas vdekjes ai shurranjos. Saliu në litar.

  8. Black Eagle says:

    Sali Serbi mblidhte mercenare e u thoshte do ikim ne juge se ka ardhur greku do luftojme, dhe ne ishim femij dhe donim bandat sepse ndihesh ne Vlore presioni se do vinin ata te shikut e do na sulmonin

  9. Xhaa Suloja says:

    Një shkrim jashtë së vërtetës. Përmeti u zgjodh nga Saliu se ishte porosia e Greqisë. Me mbarimin e përleshjeve fyt për fyt mes shqiptarëve do të ndërhynte Greqia gjoja për të treguar se ajo ndihmoi në qetësimin e konfliktit të sajuar dhe si rrjedhojë do të kërkonte përsëri në BE për të marrë tokë shqiptare nga Epiri i Veriut. Kështu ëndrra e Venizellosit dhe e Greqisë do të bëhej realitet me vullnetin e Saliut, të gjeneralëve Imamë, dhe SHIK-ut shqiptar. Por kjo manovër geëreko-serbe me salinjtë e Shqipërisë, nuk u realizua falë ndërgjegjes së popullit shqiptar, i cili e kuptoi tradhëtinë dhe i tha NDAL. Kaq sa për tju futur ju shkruesave në brazdë. Të tjerat i zbuloni duke arrestuar shkaktarët e kësaj pragtragjedie.
    Xha Suloja

  10. e verteta says:

    Operacionin e kermave te qeverise tradhetare Berishiste ne Permet e drejtoi ish nendrejtori i shikut Bujar Rama,i cili dhe sot e gjithditen gezon pasurine e privilegjet qe ka siguruar ne ate periudhe ne mes te Tiranes duke u kthyer dhe ne nje idhtar i flakte i fese myslimane injektuar prej drejtorit te tij kriminel Bashkim Gazidede.

  11. Detari says:

    Ne vend te merren me saliun keta pleqt merren akoma me enverin, kaluan 30 vjet o njerez, eneveri do mbushi 100, nqs nuk futet ne burg saliu largohuni nga ai vend i vdekur se nuk behet.

  12. Dritani says:

    Cfare mut lajmi eshte ky ??? Apo cfare mut artikulli €£¥
    Shqipetaret nuk kane lufuar kurre kundrejt njeri tjetrit!!!
    Ne nuk jemi Angli ÷Skoci & Irlande, ne jemi SHQIPERI !!!
    As jugu e as vjeri Kurre nuke kane bere as lute e as Gje kinder njeri tjetrit!!!!

  13. anton says:

    pas ikjes se turqise shqiptaret duhanin me bandat.ushtrite e veta son at e tyre ne jug the veri por ne 1943 filloi lufta civile the vazhdon akoma.filloi me partizane e ballista.vazhdoi me jugu n qe mori pushtetin the vrau e preu veriun per dekada.kundervenien e veriut pas 1992…the so jane ps the PD.Zdisa jane pro veri the .ca pro jugut dhe .ca kunder te dy jave ..barbafizmit

  14. pjeter says:

    PO TE MOS I KISHTE VENE ZJARRIN SALIU SHQIPERISE NJE VIT ME PARE, KOSOVA NUK DO KISHTE PASUR AQ VIKTIMA, DHE SERBI NUK DO ISH NE KETO KUSHTE QE ESHTE SOT NE MITROVICE. ATO FORCA VULLNETARE MUND TE ISHIN REKRUTU FARE MIRE PER KOSOVEN, REPARTET E TANKSAVE, EC’DO MJET TJETER LLOGJISTIK, QE ISHIN AKOMA TE PA PREKUR DHE FUNKSIONALE, MADJE EDHE NDONJE MIG FUNKSIONAL EGZISTONTE DHE MUND TI KRIJONTE DEME TE KONSIDERUSHME SERBEVE NE KUFI. SOT FLASIM PER KOSHAREN, IMAGJINONI SIKUR EDHE 20 MIJE TE ISHIN, TE ARMATOSUR MIRE, ME ARTILERI, DHE MBESHTETJE EDHE NGA AJRI, NUK DO KISH GUZUAR AQ SERBI, DHE JO AQ CIVILE TE VRAR DO KISHTE NGA EGERSIRAT SERBE. SALI BERISHA ISHTE PRESIDENT, KISHTE INFORMACIONE TE SIGURTA MBI PERGATITJEN E SHQIPTAREVE TE KOSOVES PER LUFTE, POR SERBI I KERKOI QE TE ZHDUKTE FORCEN USHTARAKE SHQIPTARE, DHE AI ME PERPIKMERI E BERI, NE ATE MOMENT NE SHQIPTARE RREZIKUAM EDHE SI KOMB KOMPLET, JO VETEM KOSOVA, SEPSE GREKU I KISHTE GATI BATALJONET, GATI PER TE HYRE, DO KISH NDODHUR KATASTROFA ME E MADHE KUNDER SHQIPTAREVE PO TE MOS QENE AMRIKA ME ALEATET E VERTET TE SAJ QE I SHTERNGUAN DHEMBET GREKUT, POR SERBIT NUK KISHIN CTI THOSHIN, KUR SALIU VET PO I NDIHMONTE ME LLOJ E LLOJ MENYRASH. KETO JANE FAKTE NUK JANE HAMENDESI, DHE NE CDO VEND TE BOTES DEMOKRATIKE, DO TE ISHIN TE MJAFTUESHME PER TA INKRIMINUAR ATE NJERI PER TRADHETI KOMBETARE, KURSE NE ATO VENDE JO DEMOKRATIKE, DO E KISHIN EGZEKUTUAR, ME VARJE, PUSHKATIM APO PRERJE KOKE NE SHESH.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    Politika serbe po mobilizohej si ti zhduknin kosovaret kurse politika shqiptare e Sali Koleres po mobilizohej si te vritej vllau me vllaun shqiptar.. Lexhendari Profesor Doktorr Sali Sheqerja..

  16. beni says:

    Politika amerikane kërkoj të bëhej një Bosnjë e dytë dhe administrata e Klinton i dha urdhër shefit Berisha e Safet Zhulalit me anë të firmave piramidale të shkrumbohej Shqiperia urdhri erdhi nga ambasadorja e USA në Tiranë Mariza lino!
    Perëndimit i duhej treg dhe falimentim total të shqiptarëve duke u skllavëruar edhe më tepër seç ishin!

  17. Xhaxhi says:

    Pyetja është, çfarë mutin mendojnë Pede-istat që shkojnë pas këtyre krimineleve ordiner?

  18. T.Voda says:

    — ..,,’’ QE TE JESH TAMAM SHQIPTAR , DUHET TE JESH EDHE PAK PERMETAR’’
    —- ‘’ PERMETI , ZVICRRA E SHQIPERIS’’
    ………
    — Vite me pare , me shoke e te njohur , me ka qelluar te kaloj ne gjith Shqiperin, ne qytete e qyteza, ne zona te thyera e lartesi..
    — Kur vine puna te prezantohesha.” ..Jam nga Permeti” ose”..Permrtar”.., ne shume krahina e njerez te ndryshem , ne krshasim me shoke te tjere , jam ndjere me i ngrote, me i afert, me komod e i vleresuar , kur nga ata njerez te pa njohur ndegjoja vleresimet me pozitive per Permetin dhe PERMETARET.
    — Po vecoj vetem dy prej tyre .
    — Ne Mirdite : … ” QE TE JESH TAMAM SHQIPTAR , DUHET TE JESH EDHE PAK PERMETAR .
    — Nga nje Dibran :.. ” PERMETI..! ZVICRA E SHQIPERIS ‘’..!!.Vlersimin e pare puna e donte ta kundershtoja , sepse SHQIPTARIZMI ESHTE E DUHET TE JETE tek CDO SHQIPTAR, E BIR SHQIPTARI.
    — Ndersa per vleresimin e dyte : ‘’PERMETI ZVICRA E SHQIPERIS ‘’, kerkova spjegime se perse JU mendoni keshtu..? Do te mundohem ta sjell ndodhin dicka te plot…
    __ Ishin ditet e para Korrik 1990. Vapa e atyre diteve, dhe ngjarjet e Ambadadave, gati i kishin dhene “FLAKEN” Tiranes. Rreth ores 11 , drej rruges “Kavajes” isha nisur te takoja dy shoke ne qender (tek sahati).
    Afer “Mihal Durit” , vendosa te shikoja sa me nga afer te dyndurit neper Ambasada.
    —‘ Police me ca shkopinj gome , dhe ca ushtare me lopata varur ne brez, gjoja pengonin hyrjen ne bllokun e ambasodave. Njerez te shqetesuar qe hynin e dilnin, apo qe bisedonin dhe u luteshin atyre qe kishin hyre brend , te dilnin. Era e keqe, e rende sundonte jo vetem afer gardhit te ambasadave, ne vscanti rreth ambasades Gjermane.
    Nje polic te njohur, me origjinr Permetar e pyta , se sa permetare ishin futur. Deri tani , me tha asnje….
    — I tronditu sa pash , duke hecur parandjeja dite edhe me te veshtira. Kur po kaloja trotuarin ne krahun e monumentit Skenderbeut, ne cep te rruges per nga xhamija nje djale i ri , ne ate pisk vape , me nje karroce tradicionale te asaj kohe po shiste akullore (gje jo e zakont. Ato perdoreshin nga buurra te vjeter)
    — Ne pritje te radhes per nje akullore , nje grua e re po i bente vrejtje shitsit, perse lugen e akollorrs e linte pak bosh. Ai, i petgjigjej me nje gjuhe ofenduse , e pa perdorur der i ather. Ajo e keshillonte ti sherbente popullit me korektes dhe edukate. Ndersa ai, me karaduzllek i pergjigjej:” HIKU DHE KOHA JOTE , MOJ SHOQEee “.!!!..(me gjith se skishin shum diferenc moshe). U largova pa pritur per akulloren e ketij djsloshi , gjuha e sjellja e te cilit , mbas 1-2 vjetesh do sundonte Tiranen dhe gjith Shqiperin.
    –Dy shoket , kishin dale para kohe prane Sahatit ne krah te hyrese ne Bar_Lulishten “1 Maji” , ben shenje te nxitoja. Njerezit kishin vershuar porsa qe hapur ora 12 , dhe veshtitr te gjenim vende. Kishte 2-3 vjet qe Birra gjat veres nuk i perballonte asnjhere kerkesst. Ju drejtuam te vetmes tavoline ku ish ulur vetem 1 person. Na mirpriti me buzeqeshje. Me dashamiresi na afroi dhe paketen , sikur te mjiheshim prej kohesh. U krijua nje atmosfere gazmore dhe keshtu filliam ti prezantoheshim njeri tjetrit.
    — Shokun tim nga Shkodra e ngacmoi me te folmen e embel dhe humorin e holle shkodran. Shokun nga Ndreniket e Bregdetit e ngacmoi : Ti je kusheri me ne verjoret. Tek ne ka edhe NDRE, edhe NIKA.
    — Ndersa, sa po ndegjoi qe une isha nga Permeti ..mori nje pamje me serioze , duke u shprehur.: AH , PERMETI…!! ZVICRA E SHQPERIS!!!..
    I thash se : A e shikon cbehet . Ne se Permeti do te ishte si Zvicra , Shqiptaret nuk do te dyndshin ne Ambadsda , apo do te rrezikoheshin malev per kalimin e kufirit.
    — Aq sa kisha pare nepet foto e TV , thash se edhe tereni, pjesa malore e Zvicrres me shume ngjan me Veriun se me Jugun e Shqiperis. Aq me teper qe Permeti RRETHOHET NGA MALE KRESHTE BUTE E TE LEMUAR , ashtu sic mund te jene ne teresi ne zemer e ne shpirt Permetaret.
    Por , bashke biseduesi me nderpreu e tha :
    — Une jam Dibran. Gati 20 vjet , me “Albanien” time kam udhetuar ne shume shtete te Evropes. Krahasova Permetin me Zvicren , sepse dhe Shqiperia eshte e vogel si dhe Zvicra. Dibrani, (fatkeqsisht tani i kam harruar dhe emrin), na foli apo tregoi per sjelljen , kulturen dhe edukaten zvicerrane , per veti e virtyte te njerezve te atij vendi , per normat, rregullat e ligjet se si kontrolloheshin , ndiqeshin e zbatoheshin nga vete shtetasit dhe shteti.
    Mbasi lash “Albanien”, me makinen e Ndermarjes Tregetare ( ne mos gaboj emrin e tha ……Transpedicioni) .Furnjzoja te gjitha magazinat kryesore ne rrethet e Shqiperis me karamele, llokume, cekolata, biskota e te tjera embelsira. Gati ne te gjitha rrethet e Shqiperis, me nje fare menyre me kishin vjedhur apo demtuar ; tregonte Ai.
    — Ja si e kujtonte ky Dibran, udhetimin e pare per ne Permet :
    — Se kishta bere asnjehete ate rruge me pare. Sa po u futa i vetmuar ne Gryken e Kelcyres , me mori frika. Ne ate rruge , nen ato shkrepa e kanione aq shume te thelle , ku shkembeheshe rralle me ndonje makin, mendja ku ste shkonte. Ne Kelcyre , ndalova per te mare “vulen”(ish rregull qe ndaloje ne xhdo vend ku kish axhensi) . Zura radhen, dhe here pas here dilja prej saj , nga frika mos vidhte kush ne makin. Njerzit te metzitur me thane , or mik, pse leviz kaq shume .O rri , o ik. U thash per friken qe kisha . Dikush nderhyri ..Ore lako, .Po rri rehat a dere bardhe , se nuk. te ngacmon kush ketu. Do ti paguajm ne. Ndenja gjithe frik , dhe vertet, asgje s’ndodhi.
    — Ne Permet arrita vone, e magazinen e gjeta mbyllur. Vendosa naten ta kaloja ne makin. Duke ardhur verdall te gjeja materjalet qe ta siguroja me mire mushaman e makines, dikush nga mbrapa shpines me mbylli syt. Gjeme kush jam..!!. Filloi te me kujtonte ndodhi pikante te kohes sherbimit ushtarak . Mbas shume pyetjesh e gjeta. Ishte nje nga Permetaret qe kisha kryer sherbimin ushtarak para 20 vjetesh. Vitet kishin bere te tyren. Me beri ftese ti shkoja ne shtepi. E falnddrova , por i thash se do te merrm me sigurimin e makines.
    Me gjith kembnguljen time, duke me terhequr disa here prej krahu , nuk me la te vija doren ne makin. . Ju luta sa te heq te pakten pasqyren. Por, sme la e sme la te hiqja as pasqyren.
    — Ne shtepine e tij me priten gjithe respekt , sikur te isha mik i hershem. Kujtuam shoket, oficrat , vitet e veshtira, apo te gezushme te sherbimit ushtarak. Kur ora po kslonte 10 e nates, i kerkova leje te largohesha. Me gjithe kembengulmojen e tyre qe te qendroja aty, duke me garantuar se asgje nuk do te ndodhte ne makine une, (vazhdonte tregimin Dibrani) nuk qendrova.
    — Rruges per tek makina mendoja se ne cfar gjendje do ta gjeja.Qe larg , pash se nga mrapa sishte prekur asgje. Dola nga krahu i pasqyres, gjithashtu asgje. Gjithcka e pa prekur. Ne mengjez, mbarova pune shume shpejt me magazinijerin dhe vijova rrugen per ne magazinen e Leskovikut.
    — Magaziniri Permetit , duke kontrolluar gjendjen e mallit ,kish konstatuar se gabimisht Dibrani i kish lene teper, nje arke te madhe me llokume me arra. Bente goxha lek per ate kohe. Me gjithe se mjetet e komunikimit nuk ishin si tani, Ai kish bere te gjitha perpjrkiet per ta lajmeruar magazinjerin e Leskovikut, perpara se te mbrija atje..(tregonte Dibrani)
    — Ai tregonte dhe mjaft te dhena e ndodhi te tjera te ndegjuara nga ajo nate, por edhe nga udhetimet e 15 viteve te mevoneshme . Ne Permet thosh Ai , dyert e shtepive t e banimit nuk qendrojne gjithnje me kyc ,. Ne qytet e ne fshatra nuk kishte vjedhje e grabitje, rrahje, kriminalitet, arratisje jasht kufijve. Ndonje vjedhje ne dyqane , shtepi apo ballkone kurre nuk kish ndodhur nga vendasit , por nga ndonje ushtar apo i ri i ardhur prej rretheve te tjeta ose nga Tepelena.. Eshte vendi e qyteti me i qete ne te gjithe Shqiperine….. JA perse e krahasiva me zvicrren , thosh Dibrani i tavolines ne Bar-Lulishten 1 Maji , ne korrikun e Ambasadave te vitit 1990.
    …………
    — PERMETI , ne vrasjet e 97 u provokua nga qarqe te caktuara qe kerkonin pa tjeter trazira . POR, ata nuk rane ne kurthin e tyre. Periudha e tranzicionit, kaloin pa eksese , pa djegie e shkaterrime si ne rrethet e tjeter. Permetarin gjithnje e ka karakteruzuar gjakbutesia, tolerance , durimi , mikpritja , miqesija , bujarija.
    Rrotacioni Politik, eshte kryer here pas here, duke i lene vendin njera tjetres, ne menyre te kulturuar. Duke e vecuar luften famkeqe te kasave,… 50 VITET E SOCIALIZMIT gati e zhduken gjakmarrjen ne te gjithe Shqiperin , zhduken ndasine Juge – Veri, percarjen krahinore, ndasine fetare e rracore. U shtuan e kryqezuan lidhjet shoqerore, miqesore,, shpirterore,… krushqite, lidhjet e gjakut . Pershembull;– . Fmijet e mij , xhajet e hallat i kane ne Juge te Shqiperise , ndersa DAJAT DHE TEZET I KANE NE VERI DHE VERILINDJE TE SHQIPERISE , keshtu eshte nje pjese e mire e shqiptarev.. — Keto, e shume e shume veti te tjera, i bejne permetaret qe te ndihen krenare per vendlindjen e te pareve te tyre, KUDO QE TE NDODHEN.
    ……..
    —-1997-…Ashtu sic e ka thene edhe i ndjeri ZHULALI …’’ ….. ESHTE NJE DOSJE E ZEZE, QE SKA PER TU HAPUR KURRE’’ ….[te pakten do te duhen dekada qe te dalin arsyet reale ] . Cdo aventure destabiliteti JUGE-VERI, do jet e destinuar te deshtoje.
    — O njerz te mire. , cfar eshte bere , nuk cbehet. Nga e kaluara te nxjerim mesime. Duhet shikuar perpara , duke gjetur rrugen e pendeses, te faljes e te pajtimit mbare kombetar . NE TE KUNDER, ME GJUHEN E VET-HELMIMIT, VET-MBYTJES E TE VET-ASGJESIMIT ME NJERI TJETRIN , SIC PO VEPROJNE DISA TE VETQUAJTUR ” INTELEKTUALE , ”, KOMBI SHQIPTAR DO SHKOJE DREJT SHPERBERJES E TJETERSIMIT PREJ QARQEVE SHOVINISTE …
    Pershendetje… Tomor Voda __ NY– USA—– 4/25 -2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje