Yuri Ushakov, ndihmësi i Kremlinit, duke komentuar një raport të mediave se presidenti i ShBA-së do një marrëveshje për kontrollin e armëve me Moskën dhe Pekinin, thotë se Rusia është e hapur ndaj mundësisë së marrëveshjeve për kontrollin e armëve, por nuk ka ende bisedime për këtë.
Duke cituar zyrtarët e administratës, “The Washington Post” ka raportuar se Trump-i ka urdhëruar administratën e tij të përgatisë nxitjen për marrëveshje me Rusinë dhe Kinën mbi kontrollin e armëve, për shkak të rritjes së kostos së armëve bërthamore në shekullin XXI.
Ushakov-i, u shpreh në televizionin shtetëror se Moska është gati të futet në bisedime për këtë çështje.
“Ajo që tashmë është (sipas marrëveshjeve të kontollit të armëve) duhet respektuar. Ne jemi gati për të rejat dhe për këtë është e nevojshme të bëhen negociata serioze, por fatkeqësisht askush nuk ka nisur ndonjë të tillë, gjer tani”, tha Ushakov-i.
Fjalët e Ushakov-it janë më optimiste se ato të zëdhënësit të Kremlinit, i cili e hodhi poshtë propozimin e Trump-it për çarmatimin e armëve bëthamore, duke e konsideruar “jo serioz”.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë të tensionuara dhe të dy vendet janë shprehur se heqin dorë nga traktati i vitit 1987Intermediate-range Nuclear Forces (INF) , duke ngjallur frikën e një gare më të madhe armësh. /sipas REUTERS, përgatiti Erina Çoku TemA TV/
E vërteta e Rusisë ndryshon çdo ditë.