Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelaren Angela Merkel.
Shefi i qeverisë mësohet se ka diskutuar lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama ka postuar një video nga nisja e takimit ku dy liderët i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrin.
Ai shoqërohet nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
“Në Kancelerinë Gjermane për takimin dypalësh dhe më pas në Samitin Franko-Gjerman për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.(TemA)