Zgjedhjet në Spanjë, Balla uron kryeministrin Pedro Sánchez për fitoren

29 Prill 2019, 11:23Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Partinë Socialiste të Punëtoreve të Spanjës për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan ditën e djeshme.

Përmes një postimi në Twiter, Balla ka uruar për për fitoren liderin e partisë Pedro Sánchez, i cili është dhe kryeministri aktual i Spanjës.

Urime për miqtë tanë të Partisë Socialiste të Punëtoreve të Spanjës dhe udhëheqësit, Pedro Sánchez për rezultatin e mirë të arritur në zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë”, shkruan Balla.

Partia Socialiste e Punëtoreve të Spanjë e udhëhequr nga kryeministri, Pedro Sánchez ka fituar 29 për qind të votave, përkatësisht 123 vende në Kongresin me 350 deputetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje