Nga Carlo Bollino
PD-ja e Lulzim Bashës dhe LSI-ja e Monika Kryemadhit këmbëngulin duke kërkuar si “kusht të panegociueshëm” për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, në mënyrë që të garantohen “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Përtej pretendimit politik për të detyruar të dorëhiqet një qeveri e zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe që mbështetet nga mazhoranca e plotë e Kuvendit, kërkesa e kësaj pjese të opozitës paraqitet jotransparente. Çfarë mund dhe çfarë duhej të bënte saktësisht qeveria tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme? Kësaj pyetjeje deri tani asnjë nga përfaqësuesit politikë të opozitës nuk ka ditur t’i japë përgjigje.
Situata sot është identike me atë që u pa në pranverën e 2017-ës: edhe atëhere Lulzim Basha kërcënonte se nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare në rast se Edi Rama nuk do të jepte dorëheqjen dhe në rast se nuk do të krijohej një qeveri trazitore me PD-në “për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Të gjithë e dimë se si përfundoi kjo: Rama refuzoi të jepte dorëheqjen, por pranoi të krijonte një qeveri tranzitore me PD-në, duke i dhënë mundësi opozitës të kontrollonte të gjithë procesin elektoral nëpërmjet emërimit të një zëvendëskryeministreje dhe gjashtë ministrash-kyç (i Brendshëm, Drejtësia, Shëndetësia, Arsimi, Financat, Mirëqenia Sociale e Rinia). Opozita mori kontrollin edhe të enteve e institucioneve të tjera si OSHEE, ALUIZNI-t, Hipotekës, Burgjeve dhe AZHBR, që potencialisht mund të sillnin vota klienteliste, si dhe iu dha edhe emërimi i Avokates së Popullit.
Gjithnjë me kërkesë të opozitës u modifikua Kodi Penal, duke ashpërsuar dënimet për krimet zgjedhore, u ndaluan shpenzimet elektorale në media, u vunë masa kontrolli mbi listat elektorale, opozita hyri në Task Forcën kundër drogës, u morën masa për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike, si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel dhe, për siguri, opozita mori madje edhe kontrollin e plotë mbi KQZ-në, siç nuk kishte ndodhur kurrë në 25 vite të historisë pluraliste. Megjithatë, asgjë nga gjithë këto nuk mjaftoi që të bënte të fitonte Partia Demokratike, e cila, në të kundërt, në ato zgjedhje humbi 100.000 vota krahasuar me vitin 2013. Çfarë do të bënte më shumë sot një qeveri e re tranzitore, që nuk e bëri ajo, e krijuar jo më larg se dy vjet më parë? Për këtë, as PD dhe as LSI nuk arrijnë të japin një përgjigje.
Edhe kërkesa për dorëheqje të Edi Ramës qartazi është një pretekst: edhe nëse ta zëmë, sikurse pretendojnë Basha e Kryemadhi, se Rama është në krye të një rrjeti misterioz bandash kriminale të specializuar në blerjen e votave, çfarë do ta ndalonte atë të vazhdonte të blinte vota, duke qendruar në pozitën e kreut të partisë së mazhorancës, edhe pa qenë përkohësisht kryeministër? Natyrisht asgjë, pasi e vetmja mënyrë për të shmangur manipulimin e zgjedhjeve është ajo e modifikimit të rregullave të lojës nëpërmjet një reforme serioze zgjedhore. Por, në mënyrë kurioze, kjo është pikërisht ajo çka propozon qeveria, ndërsa opozita refuzon të bëjë.
Paradoksi këtu është se LSI-ja dhe PDIU-ja, të cilat sëbashku me Basha sot akuzojnë Ramën se ka vjedhur fitoren elektorale, pikërisht në zgjedhjet e 2017-ës kanë marrë më shumë vota se në zgjedhjet e 2013-ës, të cilat askush nuk i kundërshtoi: në fakt, më 2017 LSI-ja mori 30.000 vota më shumë se rezultati-rekord i 2013-ës, ndërsa PDIU-ja gati dyfishoi rezultatin e saj krahasuar me katër vjet më parë. Atëhere ku qendron vjedhja, kur LSI dhe PDIU madje u rritën?
Në realitet, synimi i vërtetë i “kushtit të panegociueshëm” të imponuar nga opozita është një tjetër: ata duan dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama thjesht për të dobësuar atë dhe Partinë Socialiste e kështu të paraqiten në zgjedhje duke u nisur nga një pozicion i avantazhuar, pa të cilin e dinë se do të humbin sërish. Kjo është sikurse, në një garë shpejtësie, një grup atletësh të pretendonin të niseshin 50 metra para të tjerëve, duke kërcënuar se në të kundërt nuk do të merrnin pjesë. Të imponosh dorëheqjen e kryeministrit si kusht për të patur “zgjedhje të lira e të ndershme”, është veç një marifet për të shtrënguar Edi Ramën të pranojë indirekt akuzat e bëra nga opozita, që nga korrupsioni, tek lidhjet me krimin e organizuar. Një teoremë politike deri tani pa asnjë provë konkrete, por që dorëheqja e Ramës do ta transformonte papritur në një vendim fajësie.
Pasi i ka mbyllur dyert çdo kompromisi, strategjia e opozitës parashikon një mundësi të vetme: dorëzimin paraprak të kundërshtarit të vet, pa të cilin kjo opozitë nuk sheh asnjë mundësi tjetër për fitore në zgjedhje. Nuk interesohet për rregullat e lojës, ka interes vetëm të hyjë në garë duke patur më në fund sigurinë se do të fitojë. Dhe kjo shpjegon se pse Edi Rama, në mënyrë të kuptueshme, nuk do të bëjë kurrë lëshime. (Shqiptarja.com)
Shume e sakte dhe e qarte si drita.
Carlo, je gjenial. Të adhuroj.
Bravo Carlo. Si gjithmone,i sakte e profesional.
Je nje qytetar i nderuar.Je me patriot se shume shqiptare.
Respekt.
Bravo Bollino. Ti te bind me fakte.
Mire e Thua po kujt po ia thua Z.Bollino? Kerkesat e ketyre Zagareve eshte nje Pretekst per te Destabilizuar vendin dhe per te vonuar reformen e Drejtesise ,qe kur te formatohet teresisht do tu kepuse Kokat Hajdute.
As mos ti shkoje mendja jo ketyre funderrinave se Partia Socialiste do te toleroje perseri, pasi Rama do ishte ai qe do e paguane me shtrenjte se askush, pasi socialistet jane ata qe jane vrare, jane plagosur, jane goditur fizikisht nga bandat e ShQUP-it sa here kane qene ne opozite dhe kurre nuk eshte lejuar nga keto banda qe qeveria Socialiste te qeverise vendin.
Jo, kesaj radhe ligje akoma me te forta ndaj vjedhjes se votes, vezhgime te gjithaneshme nga vendoret e nderkombetaret dhe ketu perfundon.
Eshte Partia demokratike dhe LSI qe njihen dhe jane afirmuar per shitblerjen masive te votes.
E ashtuquajtura e djathte ka frike te hyje ne zgjedhje pasi do humbi perfundimisht.
Kjo eshte e gjitha.
Ata kerkojne nje gjakderdhje te re dhe shihni gazetaret dhe analistet prane tyre qe fare hapur bejne presion duke paralajmeruar gjakderdhjen.
Le ta provojne.
Analiz perfekte well done ti je gazetRi me I mir I shqipris pik
Analiza me e sakte e bere deri tani. Bravo!
Bravo Carlo komplimente per kete shkrim me analize brilante.
BRAVO BRAVO BRAVO.. CARLO ketyre plerave te opozites qe vetm opozitare nuk jane, ju ke ber nje skanim qe dhe budallai me i math i budallenjeve do thoshte se keta horrat e gjoja opozites duan qe kete vent ta marin peng kaq dhe kjo ehte e gjith loja e LIKE HAJDUTI i SHQIPERISE, dhe e SALI VUCICOVICIDOLIC. Per te shkaterruar shqiperine, se duan ti shpetojne ndeshkimit me ngritjen e drejtesise se re.
Elegant siç dijne te jene italianet. E kane ne gen edhe kur shajne nuk jane vulgar. Por edhe prifesional se nuk ka studiuar per gazerari tek “Kristali,,
nga te paktet gazetare qe thot te verteten