Aktori Koço Devole ka qenë i ftuar në emisionin “Kurthet e Piter Panit“, ku është vënë përballë pyetjeve të fëmijëve.
Njëra prej pyetjeve të bëra ishte çfarë ndodhi natën e parë të martesës.
“Natën e parë të martesës e mora nusen në krahë dhe i thashë “O shpirt, kështu do të çoj tërë jetën në krevat, në krahë”.
Kështu, vazhdoi viti i parë, i dyti, i treti, mirëpo, gruaja filloi të shëndoshej dhe nuk kisha fuqi më.
Zgjodha një tjetër mënyrë: duke e mbajtur në kurriz, mirëpo edhe kjo metodë nuk vazhdoi gjatë.
Mora madje edhe një karrocë vetëm që ta mbaja premtimin.
Gruaja është shëndoshur shumë, por unë fjalën e mbaj. Do ta mbaj për gjithë jetën”, tha ai.(TemA)