FOTOT: Vunoi rikthehet në identitet

30 Prill 2019, 10:55Turizëm TEMA
FOTOT: Vunoi rikthehet në identitet

Peizazhi mahnitës dhe arkitektura e veçantë e Vunoit, fshatit të vendosur në një nga pjerrësitë e vargmalit të Çikës, ka mahnitur vizitorët dhe turistët e shumtë vendas e të huaj.

Ky fshat me bukuri të rrallë po rilind falë investimeve që po kryhen për restaurimin e shtëpive të fshatit dhe qendrës së tij.

Këto punime po bëhen në kuadër të projekteve të integruara që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton në bashkinë Himarë me financim të qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se ““sipas të dhënave nga kompanitë përkatëse të zbatimit që implementojnë në terren dhe nga përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit numri shtëpive të restauruara në këtë fshat arrin në 180”.

Goro u shpreh se “aktualisht punimet po ecin shumë mirë dhe restaurimi i qendrës historike dhe shtëpive pritet të përfundojë në fund të muajit maj”.

Sipas tij, punimet e ngelura përfshihen ne zonat jashtë qendrës historike dhe janë të pakta.
“Punimet përfshinë rregullimin e çative, fasadave, dritareve rrugëve të brendshme, kanalizimeve, ndriçimit, etj”, shtoi Goro.

Kreu i bashkisë së Himarës e vlerësoi këtë projekt si një punë shumë të madhe që po bëhet për kthimin e fshatrave historikë.

Qendra Historike e Fshatit Vuno është shpallur Qendër Historike me vendim të Këshillit të Ministrave më 20 janar 2016. Elementi më i spikatur i Qendrës Historike të Vunoit është pikërisht arkitektura e tij.

Arkitektura dhe pamja piktoreske e Vunoit i bëri mjaft përshtypje edhe shkrimtarit të njohur anglez Edward Lear, i cili nga vizita e tij në vitin 1848 shprehet: U habita nga madhësia, karakteri, rregulli dhe pastërtia e shtëpive në Vuno, të cilat ngjanin me ”Palazzi” të qyteteve italiane.

Ndërtimet shumë afër njëri-tjetrit, kanë krijuar një rrjetë të dendur rrugore. Kjo ka bërë që në mjaft raste të ngrihen banesa edhe mbi rrugë duke siguruar kalimin nëpërmjet qemerëve cilindrike.

Për të lehtësuar kalimin në kthesat e forta, qoshet e ndërtimeve zbuten me thyerjen karakteristike. Tipologjia e banesave është mjaft e larmishme, duke nisur me ato më të thjeshtat me kat e gjysmëkat, banesat e fortifikuara e deri tek komplekset ndërtimore. Elementët arkitektonikë të harqeve, qemerëve e qosheve të punuara janë përdorur mjaft dendur, duke u dhënë ndërtimeve pamje monumentale.

Vunoi ndahet nga deti me një rafshnaltë mbushur me ullishte e bimësi të pafund dhe pemë të tjera frutore që përbën një pasuri të vërtetë për banoret e tij dhe vizitorët e turistët e shumtë që e kanë kthyer Vunoin dhe zonën e bregut shqiptar jonian në një destinacion të aktraksionit të ri turistik.

Një vepër tjetër historike, në qendër të fshatit Vuno është edhe Kisha e Panajasë. Ajo  ngrihet këtu e dyqind vjet me parë dhe është një vlerë e shtuar e turizmit historik të kësaj zone.

17 komente në “FOTOT: Vunoi rikthehet në identitet”

  1. Detari says:

    Sa bukur kur nuk shikon minare gjekundi

    1. vunjoti says:

      Bukurine vendit tone ja prishin birat e putanave, si ky Detaruci ?

      1. Poli says:

        E cte tha o derman qe u hodhe perpjete, minare nuk ka ne vuno dhe as do kete, cilat bukuri te paska prishur qe nuk e kaperdin dot

        1. H.I.Mariotti says:

          As greke nuk ka ne Vuno per hir te vertetes

  2. vunjoti says:

    E meritojne vunjotet kete kujdes dhe kete perspektive per te ardhmen turistike te fshatit te tyre! Ata jane patriote, shqiptare te vertete, qe kane lene gjurme ne historine kombetare ne te gjitha periudhat historike. Respekt per te gjithe vunjotet!!!
    (Vunjotet nuk dine asnje fjale greqisht, qe te mos ju shkoje mendja juve per ndonje pisllik ? )

    1. xxxx says:

      Ti mire e ke per ato qe thua o vunjoti por …hajde e thuaj ketyre qenefeve te Anastasit qe lehin ketu ne forumet shqiptare

      1. Jacob Brafman says:

        Emeri Vuno nga vjen? Gjithe ata qe punonin dhe jetonin ne Vuno sot jane ne Greqi, 90% pervec atyre qe kane ikur nga qytetet me origjine nga Vunoi. Rama si edhe Berisha i ben ndertimet per miqte e tij. Dardha e ka bishtin mbrapa. Vunoi do qaje nje dite jo nga greku por nga Tirona.

        1. FreeAlbania says:

          Po emri Athine nga vjen mor sorollop aziatik? Shqiptaret mbajten Athinen gjalle dhe arvanitasit jane ende pronar ne te vetmen lagje autentike te Athines.

    2. Pilurioti says:

      As ne Pilur nuk kemi folur greqisht.E mesuam kur vajtem ne Greqi

  3. Nik says:

    Edhe Kallarati Kuçi Bolena Vranishti Brataj Tèrbaçi qè janè vetèm 20 km nga Vunoi dhe 30 Km nga Himara dhe nuk flasin asnjè fjal greqisht , kanè luftuar si patriot tè vèrtet ndaj shovinistève grekè por ende rrugèn nuk e kanè bèr shteti sepse do tè zhvillohej turizmi malor dhe ekonomija .Siç ju dhanè fonde vendeve bregdetare duhej t’ju jepej edhe vendeve malore kèshtu turizmi ecte paralel.

  4. Aleksander Thana says:

    Vunoi ka qene gjithmone i paster nga filogreket, por ne fotot e mesiperme duket nje Porte karakteristike e lyer me ngjyre Blu dhe qemeri siper I bardhe: shenje e infeksionit korrofillak te “300 evrose”.

  5. Pirrua I Epirit Hellas says:

    Si nuk u bete “nnerez” ju Hamzate,Sulejmane,Qemale,Mahmuter,Abdyllahe etj.
    Si nuk ju vjen turp kur flisni per “Komb” ju qe ndryshuat Identitet,Emra,Bese,Fe,Kulture,
    Historia flet vete more te degjeneruar komplet.
    Greqishten e flasin “Njerez me Kulture” kurse ju akoma me Erdoganin,me filmat turq,me nje urrejtje kunder Grekeve dhe Arvanitasve qe Allahu nuk ju lejonte te martoheshit me ata qe nuk u tjetersuan.
    Ju qelbet Ballkanin por do “tru” te kuptoje kafsha me dy kembe.
    Kisha e Pan-Agias nga Vunoi jane dy Emra Greke.
    Ne nuk presim gje nga ju myslimanet apo katoliket.
    Ju kujtoni se sot mund te flisni Anglisht,Gjermanisht Italisht etj,kur Gjuha Greke e Perendive te Olimpit,te Epirit,te Ilyreve,te Lojerave Olimpike te Theatros,te Filo-Sofise etj eshte Gjuha jone.
    Por Varvaret kane lene fatkeqesisht shume lamashe dhe Hamza ne kete vend me Kulture dhe Istoria Greke.
    Dikur ketu gumezhinte Gjuha Greke e Theatros,e Muzikes,Filosofise,e Dhimokratise.

    1. Mario says:

      Daku merr anti-depresivet se qenke rende sot ?

      1. Pirro Dhimas nipi Jeorgos Kastriotis says:

        C’keni me Vonone o arnaute Vunoi eshte grek

    2. xaxiqi says:

      Ore PIrro apo Perrua si e kishe emrin ti zortrote. Mire neve qe nderruam fe edhe emra bese e kulture para 500 vjetesh sepse keshtu e deshi puna nga halli more zusar qe ju e quani sot diplomacy dhe qyeterim por le ti kthehemi GerrQIse. Po ju more ku e gjetet ate fene qe keni sot, ju nuk e nderruat? Po kulturen more qe (gjasma) na e perhapni neper bote ku e gjetet sidomos fustanellen? Po emrat ku I gjetet? kurse per gjuhen zotnia juaj zonja Perrua di gje per pellazgjishten ti apo Agjio XAXIQI te ka bere lavazh truri. Mos u kap me fe o idiot se eshte thjesht parti politike po do te studiosh shko edhe hap nje varr (jo per vete se I duhesh afendikoit) dhe studio antropologhine e popujve. Shkurt KOQE do mbetesh

    3. Himarjoti says:

      Pirrua i Epirit ishte shqiptar si dhe kishat ne Vuno jane shqiptare prandaj ju “babai i suprave 300 evro”mos e prishni terezin.Mos e rruaj shume se ishin lebrit e zones se himares qe kryen kryengritje ndaj otomaneve dhe luftuan edhe brenda greqise prandaj mos na ……… sepse ju aziatiket e greqis u angazhuat me lloj lloj kompromisesh me otomanet ndersa shqiptaret e varfer nje pjese ju dorzuan bastardeve otomane edhe me ndryshimin e fese sepse vdiq i madhi GJ,Kastrioti.Dalengadal populli dhe mbar kombi shqiptar besoj se do te kthehet ne fene e te pareve tane kristianizmin.

  6. B says:

    O tema pse nuk I botoni komentet tona?shiko komentin eketij mongolet “grek “ e ka botuar te gjithe e keni shitur bythen moj ndyresirat e meros, gjarperinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje