“Ka ardhur koha”, Guaido thirrje ushtrisë për grusht shteti

30 Prill 2019, 15:07Bota TEMA

Qeveria e Venezuelës njoftoi se një grup ushtarësh të lidhur me opozitën kanë nisur një tentativë për grusht shteti dhe se po bëhen përpjekje për shtypjen e tentativës, transmeton Anadolu Agency.

Zv.Presidenti i Komunikimit, Kulturës dhe Turizmit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, në llogarinë e tij në Twitter ka ndarë postimin se po bëhen përpjekje për shtypjen e një tentative të vogël për grusht shteti nga ushtarët “tradhtar të opozitës së krahut të djathtë”.

Kryetari i Parlamentit në Venezuelë, Juan Guaido, i cili ka shpallur veten si president i vendit në rrjetin social Twitter publikoi një video 3 minutëshe dhe u bëri thirrje ushtarëve dhe qytetarëve për të dalë në rrugë.

Guaido, nga llogaria e tij në Twitter ka postuar videon që ka nxjerrë me një grup ushtarësh përreth tij në afërsi të bazës ajrore La Carlota në Caracas.

Në videon prej 3 minutash, Guaido ndodhet përpara një automjeti të blinduar pranë një grupi ushtarak dhe aktivistit opozitar nën arrest shtëpie Leopoldo Lopez dhe u bën thirrje ushtarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur kushtetutën.

“Ju bëj thirrje që të kaloni në veprim për të ringritur sërish vendin në mënyrë demokratike. Tashmë ka ardhur koha”, ka theksuar Guaido.

Kreu i Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, Diosdado Cabello, u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në pallatin presidencial për të mbrojtur presidentin Nicolas Maduroç

Cabello, dha deklarata për televizionin shtetëror pas tentativës për grusht shteti të nisur nga një grup ushtarësh të lidhur me opozitën.

Kreu i Asamblesë Kushtetuese u bëri thirrje mbështetësve të qeverisë, të mblidhen para pallatit presidencial Miraflores, për të mbrojtur presidentin e vendit, duke shtuar se qeveria e Caracas-it sillet me gjakftohtësi.

Ai më tutje shtoi se nuk është intervenuar në bazën ajrore Carlota ku janë mbledhur ushtarët puçistë.

Ndërsa Ministri i mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Lopez ka deklaruar se janë vigjilent përballë tentativës së pabesë të grusht shtetit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në kryeqytetin Caracas ushtarët kanë bllokuar disa rrugë si dhe në disa rrugë janë vërejtur automjete ushtarake.

1 komente në ““Ka ardhur koha”, Guaido thirrje ushtrisë për grusht shteti”

  1. jon says:

    USA me kelyshet e tyre per shume vite shkaterronin shtete si Iraku, Libia , Siria etj me sebep se gjoja udheheqesit e tyre jane diktator. Po ne Venezuele? Gjoja eshte i korruptuar. Tani ky “udheheqesi” i ri e nxorri koken hapur. Grusht shteti. Pra dhune. Neser mos u cudit qe USA te filloje te bombardoje Iranin pa asnje provokim dhe arsye. Sigurisht e vetmja arsye eshte se kriminelet e Izrahellit urrejne Iranin dhe kejo eshte e mjaftueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje