1 Maji dhe disa kuriozitete që (ndoshta) nuk i keni ditur

1 Maj 2019, 11:34Sociale TEMA

Nga Griselda Sallabanda

1 Maji eshte dita e festes se punetoreve ne shume vende te botes, por mbi te gjitha eshte dita e perkujtimit te ketyre perpjekjeve qe kane origjine tashme shekullore.

Prelud i tyre ne Europe kane qene krizat ekonomike te mesit te dyte te 1800-es me levizjet protesuese te punetoreve pas falimentimit te shume industrive si ajo siderurgjike, minerare, tekstile apo e prodhimit te letres. Keto ishin vitet e para ku perpjekjet dhe lufterat e te papuneve dhe te uriturve kunder sistemit qe nuk u linte vend varferve, u bene te dhunshme. Mosbesimi ndaj fabrikave dhe makinerive shpertheu ne plackitje dhe sjellje ludistike (ludizem: levizja e shkaterrimit te makinerive industriale qe merr emrin e gjeneralit Ned Ludd)

Kriza kishte goditur Francen, agrikulturen italiane, minatoret britanike kultivonin patatet neper oborret e shtepive (si vetmi produkt me kosto te lire qe mund t’i lejonin vehtes). Irlandezet nuk gjeten rruge tjeter per t’i shpetuar varferise, pervec asaj te emigrimit ne mase drejt Britanise se Madhe dhe Shteteve te Bashkuara (shpesh me pasoje vdekje tragjike gjate udhetimeve). Mjerimin dhe varferine e vuanin po ashtu edhe punetoret austriake ‘katandisur te ushqeheshin me kumbulla te kalbura dhe rrenje’.

‘Revolta e tekstileve’

Ne prill te vitit 1844, ne nje fshat) te Slesise,(krahine ne Europen qendrore qe sot i perket Polonise, Rep. Ceke dhe Gjermanise), ushtria qelloi mbi nje tubim prej 3000 punetoresh te industrise tekstile, duke vrare 11 punetore dhe plagosur 24 te tjere.

Ky episod u be shkas per manifestime dhe greva ne Slesi, Prage dhe Berlin pergjate gjithe veres se vitit 1844.

Pra kriza ekonomike solli edhe ndergjegjesimin ndaj padrejtesive sociale.

Nje prej te drejtave qe gezojme ne sot eshte dita e punes prej 8 oresh, pikerisht fryt i atyre perpjekjeve.

Deri ne ate moment punetoret punonin nga 10 deri 16 ore ne dite, pa te drejta dhe me shume aksidente te renda gjate punes. Propozimi per te shkurtuar oret e punes erdhi se pari nga Australia me 1855: “ 8 ore pune, 8 ore argetim dhe 8 per te fjetur” synim aq i veshtire per tu realizuar saqe mbeti thjesht nje slogan per rreth nje dekade, deri ne kongresin e Internacionales se pare te punetoreve ne Gjeneve (3 shtator 1866) ku u propozua serish ne menyre me konkrete: “8 ore si limiti ligjor i aktivitetit punes”

Lufta e gjate per 8 oreshin dhe Masaktat e Haymarket dhe Milwaukee

Po ne kete vit, 1866, shteti i Illinoisit (USA), miratoi ligjin e 8 oreshit te dites se punes, por me shume kufizime qe nuk lejonin zbatimin efektiv te tij. Hyrja ne fuqi e ligjit u caktua per ne 1 maj 1867 dhe ate dite manifestuan neper rruget e Chicagos mbi dhjete mije punonjes amerikane.

Ne 1884 la Federata kombetare e organizatave dhe sindikatave te punes vendosi te kerkonte nje greve te pergjithshme per ne 1 Maj 1886 si afat i fundit per respektimin e 8 oreshit prej punedhenesve.

E shtuna 1 Maj – it 1886 qellonte dite pune por ane e mbane Shteteve te Bashkuara, 400 mije punetoret e 12 mije fabrikave vendosen te rrinin duarkryq. Ne Chicago moren pjese ne greve 80 mije manifestues te mbledhur ne sheshin Haymarket. Greva zgjati per disa dite ne qytetet me te medha industriale amerkiane. Me 3 maj, manifestimi qe fillimisht ishte zhvilluar ne menyre te qete, shpertheu ne perleshje mes manifestuesve dhe agjenteve te policise. Policia hapi zjarr mbi demonstruesit qe perpara nje fabrike po protestonin per pushimet nga puna, me pasoje 4 te vdekur. Te nesermen u mbajt nje tjeter proteste ku dikush hodhi drejt policise nje bombe dhe ku mbeti i vrare nje prej agjenteve. Ne fund te ketij perkeqesimi te situates mbeten te vrare nente police (disa edhe nga “zjarri mik” pra nga koleget e tyre gjate perleshjes) si edhe nje numer i madh te plagosurish nga ana e protestuesve.

Edhe ne Milawakee policia gjuajti mbi protestuesit (kryesisht punetore polake) duke shkaktuar 9 te viktima.

Si rrjedhoje e ketyre perplasjeve pati nje vale represive kunder organizatave sindikale ku u shkaterruan selite dhe u arrestuan drejtuesit e tyre. Gjashte prej tyre u denuan me vdekje dhe dy me burgim te perjetshem pa u vertetuar asnje prove fajesie. Gjate kohes se burgimit njeri u gjend i vdekur ne qeli, ndersa te tjeret u denuan me varje pak muaj me pas.

Keta ishin martiret e Chicagos qe u bene simbol i luftes se punetoreve te te gjithe botes per te drejten e 8 oreve. Ne kujtim te tyre, me 20 korrik 1889 kongresi i themelimit te Internacionales se Parisit shpalli perfundimisht 1 Majin si Dita Nderkombetare e punetoreve.

Kongresi i dyte i Internacionales qe u mblodh ne gusht 1891 ne Bruksel, vendosi qe perkujtimi i kesaj date, te ishte pergjithmone festa e punetoreve ne te gjithe boten duke u shprehur se: “ “punetoret e gjithe botes, duhet te kene nje dite ne te cilen te manifestojne bashkarisht arritjet dhe solidaritetin e tyre”.

Nje maji dhe fashizmi

Ne Itali dita e 1 majit u respektua gjithmone si takim i perpikte deri ne anullimin e saj ne vitin 1923 prej regjiimit fashist me ne krye Musolinin i cili kishte fituar fuqi diktatoriale. Ajo iu bashkangjit keshtu 21 Prillit, festes e themelimit te Romes. Qendroi ne fuqi deri ne renien e Mussolinit dhe fundin e luftes, ku u kthye perseri si feste e mirefillte e punonjesve.

Duke ndryshuar (ndryshim i lehte formal, ne dukje) nomenklaturen nga: festë e punetoreve, ne: feste te punes, Mussolini propozoi keshtu nje model te ri te celebrimit te kesaj feste.

Qe prej istituimit te saj ky festim ka qene i kundershtuar, i mundimshem dhe shpesh i perdorur per qellime politike dhe propagandistike.

Ne Gjermani:

1 maj 1927, ndodhen ne Berlin incidente te renda qe me pas u ndoqen nga kriza ekonomike dhe sociale e 1929-es. Numeroheshin 6 milione te papune, numer qe shpejt u trasformua ne vota te klases se mesme dhe punetore per partine naziste. Perfitoi nga kjo Hitleri, i cili erdhi ne pushtet me Partine Kombetare dhe me nje milion punonjes ne radhet e veta. Hitleri ‘u dhuroi’ atyre 1 Majin si dite feste ne 1933, por menjehere te nesermen, dt 2 maj 1933 mbylli te gjithe sindikatat duke i perfshire ato formalisht ne “Fronti Gjerman per punen” si dhe shkriu gjithe partite pervec asaj naziste.

Ne Kine me 1925, themelohet sindakata me e madhe ne bote me nje numer prej 134 milion anetaresh. Te gjithe regjimet komuniste ishin bazuar mbi diktaturen e proletariatit, pra punonjesit ishin pjese perberese e ketyre diktaturave. 1 Maji perdorej dhe instrumentalizohej,

nuk luftohej me per te drejtat e punetoreve por te drejtat, te cilat konsideroheshin si te mireqena duhet vetem te ’gezoheshin dhe festoheshin’.

Ne regjimet fashiste dhe komuniste i lihej nje hapesire e rendesishme propagandes, me ceremoni te medha qe ushtronin efekt te jashtezakonshem e te dukshem tek turmat. Spektakle te mirefillta ku himnizohej nje parti e vetme dhe nje udheheqes.

1 Maji dhe gjeneratat e reja

Eshte e rendesishme te kujtohet nje maji si dita e simbol i perpjekjeve, fitoreve dhe lindjes se levizjeve proletare megjithese ka pesuar tashme ndryshime te diktuara nga ndryshimi i stlit tone te jetes.

Pas rreth 150 vitesh modeli i punes edhe sot, ndjek po ate te 1855-es pa patur mundesine te permiresohet ne menyre domethenese (8 ore pune, 8 ore argetim e 8 ore per te fjetur).

1 Maji mbetet nje dite e rendesishme ne te gjithe boten, megjithese disa vende nuk e kane ne kalendar si dite feste.

Eshte nje feste domethenese qe arrin te spikase ne nje kalendar tashme te mbushur me dedikime komerciale te perditshme, mjafton te kujtojme ditet e dedikuara nga google tematikave te ndryshme si: dita e buzeqeshjes, dita e miqesise, dita e miresjelljes apo edhe dita e makaronave (giornata della pasta). Ne kete kalendar pra, kjo dite e 1 Majit mbetet me kuptimplota dhe me e kthjelleta

1 komente në “1 Maji dhe disa kuriozitete që (ndoshta) nuk i keni ditur”

  1. Artemida says:

    Super artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje