Fotografi kinez Jianhui Liao është zgjedhur fitues i përgjithshëm i konkursit Food Photographer of the Year 2019, raporton BBC.
Fotografia e Liaos, me titull “Noodles kazan”, tregon një festë të perëndeshës Nuwa në Qarkun Shexian në Provincën Hebei të Kinës.
Si pjesë e festimeve vjetore, fshatarët veshin kostume të dinastisë Qing për të festuar ditëlindjen e Nuwas dhe hanë makarona në tenxhere së bashku.
Kryetari i jurisë botërore, Andy Macdonald, ndau për fituesin Liao, çmimin prej 5 mijë £.
Ai u shpreh lidhur me foton fituese se: “Ajo u dallua nga pjesa tjetër në kategorinë e saj për mënyrën se si [Liao] e bëri çështjen, një festë komuniteti, kaq të bukur dhe atmosferike në të njejtën kohë” , tha kryetari i jurisë.
Konkursi botëror, kishte një konkurencë mjat të ashpër. Me pjesmarrjen e 9 mijë fotove nga nga 77 vende të botës, kjo shënohet si pjesmarrja më e madhe me më shumë vende, në këtë vit. (TemA TV)
Fituesja