Marrëveshje për pensionet Shqipëri-Kanada, përfitojnë 60 mijë shqiptarë

1 Maj 2019, 16:16Sociale TEMA

Një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Kanada.

Një marreveshje e nënshkruar së fundi mes ambasadorit tonë atje, Ermal Muça dhe Ministres se Punëve të Jashtme te Kanadase, Chrystia Freeland, i jep zgjidhje problemit te njohjes se kontributeve.

Lajmin e ka bere me dije me nje postim ne Facebook, vete ministrja e Kanadase, duke postuar edhe fotot gjate firmosjes.

“Marrëveshja për sigurimin social që nënshkrova sot me Ermal Muçën, ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, do të ndihmojë kanadezët dhe shqiptarët që jetojnë në të dy vendet të kenë qasje më të mirë në pensionet e tyre”- shkruan ajo.

Marreveshja e firmosur, nga e cila pritet te perfitojne rreth 60 mije shqiptare, ka synim shmangien e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën përiudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet.

Pas kesaj, nuk do te kete asnje dite kontribut te humbur per gjithe kontribuesit ne skemen e pensioneve.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.

15 komente në “Marrëveshje për pensionet Shqipëri-Kanada, përfitojnë 60 mijë shqiptarë”

  1. Albanian-Canadian says:

    Ka ndonje profesionist qe mund te shpjegoje konkretisht kete marreveshje/benefitet e shpitareve??

    Thanks

    1. ShkoDrani says:

      U njihet vjetersia e punes qe kane bere ne Shqiperi kur te kalkulohet pensioni i sigurimit shoqeror ne Kanada. Per pasoje, pensioni i sig. shoqeror ne Kanada rritet konsiderueshem ne varesi te viteve te punes ne atdhe.

      1. Kulmaku says:

        Nje miku im rumun me ka thene prej kohesh qe kjo lloj marveshje midis Rumanise dhe canada I reduktoje 70% te pensoinit ne Rumani. Nuk e di si do implemetohet me Shqiperin

  2. Mustafa says:

    Pieces of shit. Edhe pensionisteve doni tu rrembeni nga nje kafshate. Legen dhe mundoheni ta tregoni sikur po kujdeseni per pensionistet.
    Shkerdhatat e gjejne shokun edhe pse i ndan nje oqean.

  3. Kuq e zi says:

    O palaço cirku pse jo me korene veriore?
    Shqiptaret jane ne greqi,itali,gjermani ka marrveshje me keta shtete?
    Qeveri llapaqene kur ske bythe rri urte dhe mos na u trego puntore

    1. Berti says:

      Ne Gjermani eshte nenshkruar kontrata dhe te njihet koha e viteve te punes

    2. Epirioti II says:

      O palaco tastiere. Te kane ngrene gje buken to 60,000 shqiptare qe rrojne ne Kanada qe i barazove me as 6 shqiptare qe rrojne ne Korene e Veriut.
      Marreveshjet e pensioneve jane te veshtira se ne jemi popull emigrantesh dhe cdo marreveshje eshte thellesisht e cbalancuar ne favor te Shqiperise., dhe asnje shteti nuk ja do interesi ti firmosi, por ato qe jane me te pasura e pranojne ne emer te parimeve dhe lobimit te Shqiperise.

      Gjermania, Belgjika, Austria (ku ka plot shqiptare) e kane firmosur se fundmi marrreveshjen e pensioneve me Shqiperine. Me sa di une ka proges te mire edhe me Italine, dhe nje dite do te firmoset edhe me te. Greqine harroje, sepse ska breke ne bythe per vete dhe numri i shqiptareve atje qe kane vite pune ne Shqiperi eshte me qindra mijera.

      KUQ E ZI i vertete eshte ai qe punon dhe kontribon per kete vend, dhe jo ca tigra tastierash nihilista.

      1. Kuq e zi says:

        Ti do jesh te ata qe kane firmosur marrveshjen besoj qe te dogji
        Nuk them me kanadane qe eshte e gabuar por 80% e forces puntore qe ka vite pune ne shqiperi ndodhet ne greqi dhe itali
        Shembull nqs une kam15 vite ne shqiperi dhe kusurin ne itali marrveshja do bente qe ata 15 vjet shqiperia do ja paguante italise dhe italia mi jepte mua ose ndryshe italia kerkon dicka ne kembim qe te njohe ata vite
        Pra eshte shqiperia qe paguan vendet e treta jo e kunderta
        Pra sa i perket italise dhe greqise po mbahen zvarre bisedimet sepse presin qe ata shqiptare qe kane kontribute ne shqiperi te dalin ne pension (gjysma e tyre ka dale ne pension dhe nuk perfiton dot asgje) para marrveshjes dhe ato vite ne shqiperi te digjen
        Dhe dicka tjeter nqs ne kanada kemi 60 mij shqiptar sa nga keta kane kontribute ne shqiperi?
        Prandaj them qe qeveria te rri urte kur ben propagande me te tilla lajme sepse po i ben bisht problemit kryesor pra shumices apsolute ne kta dy shtete

  4. saliu says:

    Ju qifsha skemen e pesionit. Tani sipas marreveshjes Kanadaja do ti a uli pensionet te gjithe shqiptareve me banim ne kanada sepse do tiu llogarise edhe pensionin qe marrin ne Shqiperi. Marreveshje skandaloze ne te cilen perfitojne shtetet respektive Kanadaja dhe Shqiperia dhe humbin qytetaret shqiptare me banim ne Kanada.
    Mos na cani trapin duke na reklamuar si arritje nje marreveshje qe demton shqiptaret me banim ne Kanada.
    Vetem me plehra eshte mbushur ky vend.

    1. vang says:

      eshte fjala per njohjen si vjetersi edhe vitet e punes ne Shqiperi dhe jo per ata qe e marrin pensionin ne Shqiperi

  5. shqiptaro-kanadez says:

    Te gjithe shqiptaro-kanadezet jane te interesuar per kete. Ju lutem jepni shjegime te hollesishme se cfare permban marreveshja dhe ku eshte ndryshimi nga ajo cka ishte me pare..
    Faleminderit!

    1. Kastrioti nga Skrapari says:

      Skema baze e pensionit ne Kanada eshte :
      A) CPP (Canada Pension Plan) ne baze te kontribitit te punes ne Kanada. Ky pension fillon ne moshen 60 vjec, dhe ne baze te kontributit te punes mbas kesaj moshe rritet cdo vit si :”post retirement pension”;
      B) “Old edge security”, pension qe jepet pas moshes 60 vjec. Per te marre te plote ($600) duhet te kesh jetuar ne Canada 40 vjet plus;

      Minimuni jetik ne Kanada eshte ~ $1250.00.

      Per komunitetin shqiptar, i cili eshte i ri, mesatarisht 20 vjet, mendoj se kjo eshte skema e pensionit:

      # CPP = ~$300.00 + Old edge = ~$260.00 , Gjithsej $ 560.00.

      Pjesa tjeter ($1250.00 – $560.00 = $690.00), pra difefenca per te arritur minimumin jetik, plotesohet nga shteti si suplement.

      Me kete marrveshje qe eshte nenshkruar, pensioni nga kontributet e punes ne Shqiperi i shtohet CPP dhe Old Edge, dhe ne se me kete shtese nuk arrihet minimumi $1250, atehere, shteti kanadez e ploteson me programin e suplemenetit.

      Tani gjykoni vete kush ka fituar e kush ka humbur.

  6. populli says:

    Me keto karrlliqe nuk ja vlen te besh dokumentat per pension ne Shqiperi sepse do te llogaritet edhe ky pension per varfanjake por qe ne Kanada do ta ulin edhe ate cope qeni qe ta japin.

  7. eri says:

    Ja keni futur kot plako. Shqiptaret ne Kanada qe punojne normalisht, do kene nje pension te Kanadase qe perbehet nga fondi i pensionit qe kane tek punedhenesi + Old Security (per ata qe nuk kane fond pensioni tek punedhenesi do marrin dhe suplementin). Pensioni llogaritet mbi pagen bruto. Psh. Ai qe ka 25 vjet pune ne Kanada, do marri 50% pension te pages bruto. Une kam dhe nja 10 vjet pune ne shqiperi, ato do ndikojne tek vjetersia e punes dhe tek koeficienti. Dmth 25 vjet pune kanada + 10 vjet pune shqiperi = 35 vjet. I bie te marr 70% te rroges bruto nga RRQ. Me vetem 10 vjet pune ne shqiperi nuk me takon pension as i plote as i pjesshem sepse ka nje vjetersi qe duhet respektuar sipas ligjit shqiptar. Ne vend qe ta humb ate 10 vjetesh, do ndikoje thjesht tek koeficienti i pensionit ne Kanada.
    Hajt shendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje