Analisti Fatos Lubonja ka komentuar platformën e paraqitur ditën e sotme nga opozita, për detyrat e qeverisë tranzitore.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News24”, Lubonja tha se kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme.
Lubonja shtoi më tej, se sipas tij, opozita e sheh qeverinë tranzitore si një instrument për të ardhur në pushtet dhe jo si një instrument të cilit i duhet dhënë pushtet, për të zgjidhur problemet.
“Pushteti i kësaj qeverie tranzitore. Kush do t’ia japë pushtetin kësaj qeverie? Si do zgjidhet kjo qeveri, e keni menduar ju?
Nëse do bësh një projekt, do ti thuash popullit, si do zgjidhet kjo qeveri. Ku e shoh problemin? Kontradikta e parë. Thuhet goditje me tolerancë zero për strukturat kriminale që blejnë vota. Kjo do të thotë, një pushtet i madh shumë, që ti të godasësh me tolerancë zero këto struktura.
Po prit zotëri, se goditjen e bën drejtësia dhe drejtësinë e ke të kapur. Kjo qeveria tranzitore, ose është revolucionare që e merr pushtetin me dhunë dhe dënon në emër të popullit, ose nëse ndërtojmë demokraci, kjo qeveri duhet menduar si do të jetë e paanshme.
Kësaj qeverie i duhet dhënë kohë, nuk bëhet dot kaq shpejt. Kontradita është se ju e doni këtë qeveri si instrument për të ardhur në pushtet, por nuk doni t’i jepni pushtet kësaj qeverie.
Ideja është të hiqet partitokracia në Shqipëri. Ajo që ndjej unë këtu, është që kjo platformë është e paqartë dhe jo e besueshme. Duket sikur thoni, ta marr njëherë unë pushtetin pastaj shohim. Me këtë dokument, nuk më bind”.
O toc. …. Vete e gjete kete Apo ta thane.
Vertet beson se lulushit dhe monushesh Po I dhimbset shqiperia dhe shqiptaret….o toc
Rrotë k…!
Nga Mona ordinere, Sali bagla dhe luleshtrydhja e tij teveqele pret të bindesh?!
O Lesh Analista .Keni kaq kohe qe po na Cani Gajden.!!! A po e shihni se ke ka perballe RAMA???.Mos tirni Lesh kot se Koti Po kthjellohuni dhe beni ndonje pune reale per te miren e Shqiperise.
E kuptoj zhgenjimin. Prisje ndonje thele ne qeverine tranzitore e meshtu te katapultohesh ne politike po ja qesi dhelper qe je, mqs po punon me ujkun ai doli me i forte. Tani thjesht te ngeli te shash rrushin.
Copa e injorantit!!
Tos Lubonja?! Sa poshte ka rene Cartagjena? Sa ulet qe shkojne njerezit si ky…
Ha ha legeni, e mori vesh qe iku Lulja per lesh dhe del e ben te “zgjuarin” tani. E harroi inatin qe kishte me Edin. Po mbytet gjemia, kush mundet e braktis.
Sa i kapshëm qenke që e kuptove pas disa shekujsh.
M erre me mend kur nuk bindesh Ti, njeriu…madh i cdo fushe, po populli “injorant” si mund te bindet!? A, po. Ne se kapet prej xhakete si ata qe kapte Monika te Plepat e ju jep ndonje leke, ato te premtuarat per te ardhur ne proteste…Po.
Ishte nje cope leter, per te fshire djerset mbas kenges se kenduar nga Luli.
Pirth , pirth, se shfryhesh.??