Vendet me përfaqësimin më të lartë të femrave në Parlament

2 Maj 2019, 22:00Bota TEMA

Zgjedhjet e fundit në Spanjë dhe Finlandë shënuan rekorde të reja sa i përket përfaqësimit të grave në Parlament. Pas zgjedhjeve të së dielës në Spanjë, 164 femra pritet të ulen në Parlamentin e ri krah 186 meshkujve.

Kjo do të thotë se femrat përfaqësojnë 46.8% të të zgjedhurve, përqindja më e lartë në historinë e Spanjës.

Megjithatë, Spanja lihet mbrapa nga Finlanda, e cila 47% të deputetëve i ka femra.

Megjithatë, në Europë nuk ka një Parlament në të cilin më shumë se gjysma e deputetëve të jenë femra, sipas statistikave të IPU.

Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se ndërsa numri i grave në parlament është rritur ndjeshëm gjatë 30 viteve të fundit, mesatarja e të gjitha vendeve mbetet nën 24%. Në Shtetet e Bashkuara, vetëm 23.5% e përfaqësuesve të zgjedhur janë gra.

Rasti i Spanjës

Megjithëse nga zgjedhjete  fundit dolën më shumë pëfaqësuese femrsa se asnjëherë tjetër, vlen të përmendet se të gjithë udhëheqësit e partive janë meshkuj.

Në vitin 2007, Spanja miratoi një ligj mbi barazinë, sipas të cilit asnjëra prej gjinive nuk duhet t’i kalojë përqindjet 60% dhe 40%. Ligji për Barazinë e sjellë nga Jose Luis Rodriguez synonte drejt një balancimi në kandidatët meshkuj dhe femra.

Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Spanja ka mbajtur pesë herë zgjedhje të përgjithshme. Që nga fillimi i kësaj faze demokratike, sipas faqes së internetit Moncloa, numri i grave është tetëfishuar.

Vendet e tjera të botës

Në një studim të fundit të Forumit Ekonomik Botëror, nga 149 vendet e analizuara, vetëm 17 qeverisen nga gratë, përfshirë Angela Merkel në Gjermani dhe Jacinda Ardern në Zelandën e Re.

Sipas UN Women, që nga nëntori 2018, vetëm tre vende kanë 50% ose më shumë gra në parlament në Dhomat e Ulëta të Parlamenteve të tyre: Ruanda me 61.3%, Kuba me 53.2% dhe Bolivia me 53.1%; por më shumë vende kanë arritur 30% ose më shumë.

Agjencia e OKB-së për barazinë gjinore thekson se 49 Dhoma të Ulëta përbëhen nga 30% ose më shumë gra: 21 vende në Evropë, 13 në Afrikën Sub-Sahariane, 11 në Amerikën Latine dhe Karaibe, 2 në Paqësor dhe një në Azi dhe në shtetet arabe.

Është e rëndësishme të theksohet se më shumë se gjysma e këtyre vendeve kanë aplikuar kuota gjinore që u lënë hapësirë femrave ​për pjesëmarrje politike në parlamentet kombëtare.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian, i botuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nxjerr në pah fushat në të cilat pabarazia gjinore ende dominon në politikën evropiane. Rolet kryesore dominohen ende nga meshkujt, siç janë postet kyçe në ministritë më të rëndësishme. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje