Trajneri i arteve marciale Chespi Romero nga Salta e Argjentinës, shtrëngoi fort në qafë një nxënës pasi po përpiqej të tregonte një teknikë të re, por ky i fundi humbi ndjenjat.
Në pamjet fimike do të shikoni se si nxënësi humbi vetëdijen dhe përpëlitej i shtrirë, nisën aksionin për ta ndihmuar që t’i kthehej sërish gjendjes normale.
Raportohet se atë e kanë kontrolluar në spital, prej nga është lëshuar sepse gëzon shëndet normal.
Shoqata e arteve marciale, ka thënë se Romero është njohës I këtyre ushtrimeve, por nuk ka marrë lejen e duhur, që të praktikojë me nxënës. (TemA)