Skeleti i plotë i një mbretëreshe Maja 1,500 vjeçar i vjetër, është zbuluar nga shkencëtarët në një piramidë të fshehur në xhungël të Guatemalës. Gjatë gërmimeve, ata zbuluan edhe nje kafkë të prerë të një fëmije të varrosur në një pus të thellë.
Arkeologët shprehin dyshime se krahas varrit më të thellë në piramidën ku mbretëresha u gjet, gjithashtu mund të gjindet edhe trupi i bashkëshortit të saj.
Deri tani dihet shumë pak për identitetin e mbetjeve skeletore të gjetura në këtë piramide në zonën e Holmës – një vend arkeologjik i qytetërimit Maya pranë kufirit bashkëkohor me Belizen, raporton DailyMail.
Arkeologët thanë se brenda një prej piramidave, studiuesit gjetën kocka me gisht dhe një skelet të një gruaje të moshuar.
Besohet se ajo ishte një mbretëreshë për shkak të sendeve të çmuara të gjetura bashku me trupin e saj.
Tri piramidat e panjohura më parë u gjetën në periferi të qytetit të Witzna në rajonin e Holmës përgjatë një rruge kryesore që të çonte jashtë qytetit. Një prej tyre dyshohej të ishte një ish kullë vrojtimi me funksione ushtarake.
Drejtori i projektit të gërmimit në Guatemala, Dr. Francisco Estrada-Belli i Universitetit Tulane, u shpreh se: “Është e mahnitshme të shohim se sa informata ne jemi në gjendje të nxjerrim nga ky objekt i thjeshtë. Për shkak të mbishkrimit dhe vendndodhjes në të cilën është gjetur ne e dimë për identitetin, marrëdhëniet politike dhe familjare të pronarit dhe madje edhe për kohën e vdekjes së tij”, tha ai.
Gjetja është dokumentuar nga një seri e re e quajtur Thesaret e Humbura të Mayës, e cila do të transmetohet nga kjo e diel, më 5 Maj në National Geographic. (TemA TV)