Fotomontazhi: Neritan Liçaj sulmon Veliajn me foto nga… Afrika

4 Maj 2019, 18:47Sociale TEMA
Fotomontazhi: Neritan Liçaj sulmon Veliajn me foto nga… Afrika

Në përpjekjen e tij për të kritikuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktori Neritan Liçaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook një fotomontazh për të cilin thotë se është shkrepur në një nga rrugët e Tiranës.

Por, foton mjafton ta shikosh për pak sekonda për të kuptuar që jo vetëm nuk është shkrepur në Tiranë, por është edhe e modifikuar.

Siç shihet, në cepin e djathtë të fotos që aktori e manipulon sikur të jetë në Tiranë, duket një godinë mbi të cilen gjendet një logo e kompanisë “Total”, një kompani franceze karburantesh e cila është shumë e përhapur në vendet e Afrikës, por jo në Shqipëri.

Një tjetër detaj që e nxjerr zbuluar mashtrimin e aktorit Neritan Liçaj ka të bëjë me shtyllën që gjendet në mesin e rrugës: tabelës STOP i dallohet hija, por çuditerisht shtylla në mes të rrugës, me përmasa shumë më të mëdha, nuk ka hije. Kjo tregon se fotoja është e manipuluar.

Fotomontazhin e sjellë nga vendet e Afrikës për publikun shqiptar nga aktori Liçaj, e ka hedhur poshtë si te pavërtetë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili në një koment të tijin ne faqen e aktorit e cilëson si budallallëk.

“Neri, kjo është një nga rastet e qarta që inati u zë sytë për të parë realitetin, dhe çdo lloj budallallëku keni fiksim ti’a faturoni Bashkisë. Kjo foto NUK ESHTE në Tiranë. Mjafton të shohësh që lart ne cep ka një ndërtesë që ka sipër logon e karburantit francez “Total”, i cili nuk është fare prezent në Shqipëri, e në Tiranë jo e jo”, sqaron Mazniku në profilin e aktorit.

11 komente në “Fotomontazhi: Neritan Liçaj sulmon Veliajn me foto nga… Afrika”

  1. Zigur Qarri says:

    Publikoi abuzimet e Bashkisë, Soko i drejtohet Endri Fugës: Nëse ke dyshime, të ftoj ty dhe Erionin në debat publik.Dalja e ekspertit
    të ekonomisë, Pano Soko, në emisionin “A Show” të Adi Krastës, ka bërë mjaft bujë. Kjo për faktin se Soko, për pak minuta mundi të
    zbërthente kostot reale të ndërtimit të një rruge,duke ekspozuar abuzimet e Bashkisë së Tiranës.Ditën e sotme, ai ka shigjetuar edhe këshilltarin e kryeministrit Rama, Endri Fugën,duke e ftuar në debat publik, meqenëse ky i fundit ka dyshime për kostot e publikuara
    në emision.Reagimi i Pano Sokos ndaj Fugës: Fuge,Meqënëse te portali yt ke ngritur hipotezën e vërtetësisë së shifrave të përdorur
    nga unë tek Adi Krasta, atëherë do të të sqaroj dy gjëra të thjeshta dhe do të të bëj dhe një ftesë.E para, çmimet që unë paraqita në
    emision, janë lehtësisht të gjetshme në treg. Janë lehtësisht të verifikueshme, sa kushton 1 m2 çakull, 1 m2 stabilizant, 1 m2 binder
    apo tapet., sa kushton gërmimi, kanalizimet etj.. Mjafton të punosh në treg dhe do s’do i mëson. E pra, unë i di nga eksperienca e
    punës.E dyta, shifra e paraqitur në buxhetim (pra e famshmja 2.9 milionë USD ose 302’583’215 Lek të reja) e gjen lehtësisht tek PBA
    2019-2021 dokumenti zyrtar i Bashkisë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Tani, për fatin tuaj të keq, ka dhe budallenj si puna
    ime që i hyjnë dhe e lexojnë relacionin e PBA… të gjithin, deri në fund (se që ta dish ti, ndërtimi i kësaj rruge ishte lënë aktiviteti i fundit
    fare i kapitullit..në faqen 15). Në koment po të nxjerr faqen e Programit Buxhetor, atë që Adi e nxorri për publikun.Kjo për të sqaruar paraprakisht. Me Adin patjetër që i diskutuam shifrat, burimet dhe vërtetësinë. Ajo që Adi mbajti në dorē ishte një fletë nga Buxheti
    zyrtar i Bashkisë.Gjithsesi, nëse ti vazhdon të kesh dyshime, unë të ftoj ty, merr dhe Erionin, Maznikun, drejtora e kë të duash dhe
    dalim në një debat publik, në studio, në panel, apo në shesh zgjidheni ju, marrim dhe tabelën e Adit dhe i bëjmë bashkë aty llogaritë,
    në sy të gjithë njerëzve. Dhe të shohim kush ka të drejtë.Ju të gjithë, unë një i vetmi. Jam i gatshëm”, shkruan Soko.

    1. Albani says:

      Zigur e ke gabim,rilindja nuk vjedh.
      240 milion dollar,plus 130 milione koncesionerit per morembajtje per 10 vjet,vetem per zgjerimin e thumane-kashar 20 km jane pak.
      370 milione euro per te zgjeruar 20km rruge te drejte,asgje fare.Rilindja eshte e ndershme.

  2. John says:

    Po ky m..wit … aktor ka zevendesuar ish m… kryeminister

  3. Aleksander says:

    Vari ..rin Neritan koqes, aktor ky? Po kush e nje kyt koqe konari. INJORANT NERITAN KOQJA.

  4. pirua says:

    Nuk ishte me i rrezkshem Hitleri nga keta njerez qe shikojme sot se si veprojne, por keta i mbron liria per te bere ashtu si duan.

  5. u dhime duke qesh says:

    Ky Licaj s’di as te shkruaj. 2 fjali 5 gabime uahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa

  6. Licaj=Hicaj says:

    Te shesesh fiq na qenka ofendim. O te q.fsha robt ty dhe gjithe shpellareve parazite qe keni idhull Shkelzen Berishen qe i beri parate duke djegur te gjalle femijet e Gerdecit.

  7. Tironsi says:

    Ky drogmeni i semuri patologjik qe gjoja i thote vetes aktore eshte thjeshte nje deshtak i deshperuar .O mjeran ,Veliaj sot per sot eshte Kryebashkiaku me i mire qe ka pare jo Tirana por Shqiperia.

  8. Farca Eri se je i papame,lum Tirona qe te ka. Leri barbaret te llapin

  9. lori says:

    Keshtu eshte kur njerut i zene syte lesh dhe nuk shikon por kur flitet per Neritanin eshte me keq se ky ka nje te mete tjeter NIK LAHET dhe kuptohet qelbet. Ato qe ka bere lali Eri ne Tirane jane aq ta shumta sa nuk numerohen, dil te liqeni o zhuls, futu hahu se nuk lahesh qelbesh…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje