Koreja e Veriut “breshëri” raketash në Detin e Japonisë

4 Maj 2019, 21:30Bota TEMA

Koreja e Veriut nisi një ‘stuhi’ raketash drejt Detit të Japonisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, njoftoi Komanda e Shtabit të Përgjithshme koreano-jugore, sipas së cilës testimi filloi nga qyteti bregdetar i Wonsanit.

Autoritetet e koreano-jugor kanë mohuar se bëhej fjalë për një raketë balistike, siç raportohet në fillim, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka treguar se është në dijeni të veprimeve të Koresë së Veriut, por po “vazhdon të monitorojë”.

Ajo që Koreja e Veriut ka nisur sot nuk është një raketë balistike, “shpjegoi një burim ushtarak i cituar nga agjencia Yonhap. Raketat mbuluan distancën prej 70-200 km duke përfunduar në ujërat e Detit të Japonisë.

Autoritetet amerikane dhe koreano-jugore po analizojnë ngjarjen dhe qëllimin e nisjes së këtyre raketave. “Ushtarët tanë ndjekin lëvizjet e Veriut, në reaktivitet të plotë dhe në koordinim me SHBA,” tha Komanda.

Veprimi i ri i Pyongyang po ndodh në mes të ngërçit në negociatat mes SHBA dhe Veriut mbi de-nuklearizimin, pas dështimit të takimit midis Kim Jong-un dhe Donald Trump në Hanoi.

Muajin e kaluar Veriu testoi “një armë të re taktike të komanduar” që, sipas shkrimit të Seul, është  e dedikuar për luftimin në tokë.

Testi i fundit i raketave balistike është realizuar në nëntor të 2017 (Hwasong-15, me vektor ndërkontinental).

Këtë herë ka shumë mundësi që të përdoren raketa të lançuara nga hedhëse të shumta prej 300 mm, si pjesë e një ushtrimi artilerie.

IL Sole 24Ore

1 komente në “Koreja e Veriut “breshëri” raketash në Detin e Japonisë”

  1. ¬ says:

    Nëse do që SHBA të bllokoj Koren e Veriut., atëher duhet të bombardoj sërish Japonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje