FOTO/ “Besnik përgjithmonë”, Maduro shfaqet mes ushtarëve: Mposhtëm grushtin e shtetit

5 Maj 2019, 11:01Bota TEMA

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro pretendon se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido duke publikuar një fotografi mes mijëra ushtarëve për të treguar se gëzon mbështetjen e tyre.

“Besnik përgjithmonë”, brohorisnin një grup kadetësh.

Në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij.

Ndërkohë dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përleshjet e së martës së kaluar, ku mbetën të plagosur më shumë se 100 persona.

Maduro akuzoi protestuesit për krime serioze, që siç tha, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin e Forcave të Armatosura dhe se ka nisur tranzicioni paqësor.

2 komente në “FOTO/ “Besnik përgjithmonë”, Maduro shfaqet mes ushtarëve: Mposhtëm grushtin e shtetit”

  1. ME EMER says:

    NUK ESHTE E VESHTIRE TE KUPTOHET SE KETU ESHTE DORA E “XHELATIT ” TE BOTES ..!

  2. dyshuesi says:

    Shume pak lajme ne Tema per Venezuelen. Kush jane antoret faktoret kush nderhyn zhvillimet ne vend. Do me pelqente ta di se kush po e organizon dhe dirigjon 97-en e Venezueles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje