"Një gjerman në krye të Bankës Qendrore Europiane"

5 Maj 2019, 21:50Bota TEMA

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, tha se nuk e ka problem që një gjerman si kryetari i Bundesbank, Jens Weidmann, të bëhet presidenti i ri i Bankës Qendrore Europiane.  “Weidmann është një bankier me eksperiencë dhe një europian i bindur,  për rrjedhojë, është i përshtatshëm për rolin”, tha Juncker.

Ai shtoi se nuk është pro ose kundër emërimit të tij, port ha se kundërshton këndvështrimin e disa vendeve të Europës Jugore se një gjerman nuk mund të bëhet president i Bankës Qendrore Europiane.

Juncker tha se një gjerman mund të zë vendin kryesor qoftë te Komisioni apo te Banka Qendrore Europiane, që janë vendet ekonomike me më shumë influencë në Bashkimin Europian.   Komentet e tij vijnë ndërkohë që fushata për vendet kryesore të Bashkimit Europian ka marrë vrull.

Presidenca e Komisionit dhe Bankës Qendrore Europiane bëhen vakante këtë vit dhe krerët e shteteve europiane pritet të caktojnë pasardhësit e Juncker dhe Mario Draghi.

Politikani gjerman, Manfred Weber po kandidon për rolin në krye të Komisionit, vend që Parisi dhe Berlini po përpiqen ta sigurojnë për një kombëtar.

Kandidatë të tjerë në garë për të zëvendësuar Draghin janë; francezët Benoit Coeure dhe Francous Villeroy, finlandezët, Olli Rehn dhe Erkki Liikanen si dhe kryetari i bankës së Holandës Klaas Knot.

Sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane, kancelarja Angela Merkel po përpiqet që vendos Weidmann në krye  të Bankës Qendrore Europiane, nëse Gjermania dështon të sigurojë Komisionin.

1 komente në ““Një gjerman në krye të Bankës Qendrore Europiane””

  1. ¬ says:

    Italia është inatosur me Jean Claude Juncker sepse ky bëri publike shumën e 138 miliard eurove që Italis i janë dhuruar nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje