Avioni u përfshi nga flakët, 41 viktima dhe dhjetëra të plagosur

6 Maj 2019, 10:17Bota TEMA

Në incidentin në aeroportin e Moskës, pas uljes së një avioni në flakë, 41 nga 78 pasagjerë humbën jetën, njoftoi stacioni televiziv ”Rusia Today”.

“Sipas të dhënave të përditësuara 37 vetë mbijetuan”, njoftoi zëdhënësja e komisionit hetimor, Svjetlana Petrenko.

Në bord ndodheshin 78 persona përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Motorët e avionit tip ”Sukhoi Superjet 100” u përfshinë nga flakët, pas uljes emergjente  në aeroportin ”Sheremetjevo”.

Edhe pse skuadrat e emergjencës ndërhynë në kohë, nuk u arrit të evitohej tragjedia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje