Natyra në krizë: 1 milion lloje gjallesash rrezikojnë zhdukjen nga pakujdesia e njeriut

6 Maj 2019, 19:47Sociale TEMA
Natyra në krizë: 1 milion lloje gjallesash rrezikojnë zhdukjen

Në tokë, në det, në qiell, ndikimi shkatërrues i njeriut është paraqitur në një studim vlerësues të Kombeve të Bashkuara.

Një milion lloje kafshësh e bimësh tani kërcënohen me zhdukje.

Natyra po rrëgjohet ngado me një shpejtësi të panjohur më parë dhe nevoja jonë në rritje për ushqim është ndër shhkaktarët kryesorë.

Që nga bletët që pllenojnë bimët tona, gjer te pyjet që mbajnë vërshimet e ujërave, raporti tregon se si njerëzit po dëmtojnë vetë ekosistemin që mbështet shoqërinë e tyre.

U deshën tri vjet për ta bërë këtë vlerësim natyror, i cili përmban 15,000 materiale reference dhe është përpiluar ngaIntergovernmental Science-Policy Platform në Biodiversity and Ecosystem Services (IPBES) me gjithsej 1800 faqe.

Përmbledhja 40-faqëshe për “poltikëbërësit”, u publikua sot në një takim në Paris.

Sipas këtij vlerësimi bota po vuan nga veprimi i njeriut, sidomos 50 vjetët e fundit.

Popullsia e botës është dyfishuar që në vitin 1970, ekonomia botërore është katërfishuar, kurse tregu botëror është rritur 10 herë.

Midis viteve 1980 dhe 2000, 100 milionë hektarë të pyjeve tropikale kanë humbur.

Që nga viti 1700 e gjer në vitin 2000 kanë mbetur vetëm 13 % të lagunave.

Qendrat urabane janë dyfishuar që nga  1992.

25% e kafshëve dhe të bimëve janë të rrezikuara.

Rreth 1 milion lloje po përballen me rrezikun e zhdukjesh prej dekadash. Një rrezik 10-100 herë më i lartë ndër këta 10 milionë vjet.

Burimet po degradojnë si kurrë më parë, çka e ka ulur prodhimtarinë në Tokë me 23%.

Pangopshmëria jonë po prodhon male mbetjesh.

Mbetjet plastike janë dhjetëfishuar që prej vitit 1980.

Çdo vit hidhen 300-400 million tonë metalesh të rënda, mbetje toksike etj. në ujërat e botës.

Vetëm 3% e oqeaneve janë të lira nga presioni i njeriut më 2014.

Peshku po shfrytëzohet si kurrë më parë dhe 33% e tij nuk zëvendësohet.

Shkaqe të tjera janë gjuetia, ndryshimi i klimës, ndotja dhe llojet pushtuese.

Marrë me shkurtime nga BBC, përgatiti Erina Çoku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje