Rama i kërkoi Kuvendit të hetojë Institutin, reagon Agron Tufa: Mos u zër besë enveristëve përreth që të gënjejnë

6 Maj 2019, 09:37Politika TEMA

Agron Tufa ka reaguar një ditë pasi kryeministri Rama u shpreh kundër hulumtimeve të krimeve të luftës nga ana e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, të drejtuar nga Tufa.

Reagimi i plotë i Agron Tufës 

“Dhe Kryeministri Rama foli: “…në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut” (5 maj 2019).

Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një “rrenë klluqe”. Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.

Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:

“a) “Periudha e komunizmit” është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”).

Pra si t’ia bëjmë asaj pjesës “si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944”?

Kryeministri për këtë periudhë – para 29 nëntorit 1944 – përdor pjesëzën mohuese “nuk mund”. Po ja pra, që Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.

Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorirlt 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve ’90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:

“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”

(“Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).

Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik “E për-7-shme”, mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por “Refleksionet” dhe gazetën “Albania” të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.

Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm…

Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.

Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.

Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.

Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s’është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.

Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.

Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.

Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.

Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.”

Deklarata e Rames: 

“Unë i besoj domosdoshmërisë që ne ta kapërcejmë atë histori, duke mos rënë kurrë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit e të nazizmit, si dhe duke mos lejuar atë që me të drejtë u tha këtu, që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku cilitdo që mori armën për të luftuar nazistët dhe fashistët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në këtë aspekt, qëndrimi im është shumë i qartë e i palëkundur. Çfarë ndodhi e si ndodhi, në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor të vitit 1944-s, nuk mund të jetë kurrë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas, ka qenë objekt i punës së atij instituti e i takon Kuvendit të Shqipërisë të bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme, në raport me ligjin apo me shkeljen e ligjit, në raport me dobinë apo me dëmin e shkaktuar nga një i tillë institut”, tha Rama.

15 komente në “Rama i kërkoi Kuvendit të hetojë Institutin, reagon Agron Tufa: Mos u zër besë enveristëve përreth që të gënjejnë”

  1. Shkodrani says:

    Bravo tufa pushtat e kuq tumori me i keq i njerzimit jane kembkryq ne ate vend si ne popull se ato zgjedhin qeverine kta politikane jane kelyshet e komunisteve mos u mashtro nga ky i gjati se ky kelyshi i babes se vet eshte nenkryetar parlamenti sherbetor i te kyqve sepse mendon ti ky erdhi ne pushtet rastesisht nuk besoj te jesh kaq naiv ramis kurva me nexhmijen shtrigen e zeze kane punue sh vite para 90 per kte situate asgje nuk ezhte e rastesishme i dashur njerzit aty nuk e njohin mire historine edhe nuk duan ta njohin sepse tumori i kuq i ka mare shpirtin edhe aty do vdesin me ate semundje besoj 5 perqind ku hyj edhe un e dime mire prandaj kemi ik qe ne fillim ne 1990 edhe pak te tjere qe jetojn aty nga halli sepse ai vend esht peng i pushtave te kuq cdo gje aty eshte nje farse nga saliu nano ruci meta rama basha jane projektuar per ta cuar prapa shqipen jo perpara jo drejt eu por afrikes sepse njerzes te varfer i duan ti percmojn e ti mbajne si delet ne vath njer,it aty jane per cop therime buke minimumi i jeteses ndersa kta politikanet asnje dite pune kane pervetsuar gjithcka nuk jane bisneset real ato qe shikoni ju atje ato qe jane perpara jane vec administratoret e tyre te emeruar qe ne fillimet e 1990 sh pak bisnes te ndershem ka edhe te fuqishem qe kane punuar te pavarur me kokrra te tjeret jane te afirmuar me rolin e qehajve te pasurise se tyre prandaj kot qe folim se ka te ardhme ata zotorojn gjithcka edhe nuk ka cfare ti sjedhin brezave te rrinj pervesh injorances se tyre diabetike si heroi i tyre enver homo te pershendes zoti tufa per punen tuaj por besoj se nuk mundesh me e cliruar ate popull nga tumori i kuq pavarsisht ti thjesht i thu pacienteve semundjen por ato jane krenar per ate semundje prandaj po shkojn perpara afrike zoti qofte me ta pee rrugen e tyre paraja nuk te ben te lumtur por eshte i domosdoshem ka thene nje mendje e ndritur paret e domosdoshme bohen duke punuar normal ne nje vend europian me standarte ndersa albanistan vecse bythlepirsat edhe karragjozet te me falin ato 5 perqind qe skane lidhje me kto qe them se jam i sigurt mendojm njesoj te tjeret ti rroje partite se gjalle i mbajne si dikur ppsh sot ps pd lsi e gjith te tjerat edhe nje here zoti tufa pershendetje nga demokratet reale rrofte demokracia reale ne eu e shba

    1. Hoxh Armandi says:

      Kur shikoni surratin e gramoz rucit ju turkoshqiptare….shikoni surratin e nje pellazgu biond me sy blu….apo nje enveristi, minister mbrojtje i diktatures, keiminel e katil? Po surrati i pellumbeshe xhufes eshte surrati i nje arberi apo nje mamluku nga egjipti qe akoma do turkoshqiptarin hoxha?

  2. i marri says:

    Si eshte e mundur te vihet ne drejtim te nje institute qe paguahet nga taksat e popullit nje njeti i till si ky Tufa. Nga menyra dhe permbajtja e te shkruarit (mungesa e koherense ne llogjiken e ndertimit te fjalive, ashperia e fjaleve) duket qarte si ky person ka te meta mendore, eshte i fryer me nje urrejtje te thelle ndaj cdo gjeje e gjithshkaje te ndodhura gjate periudhes 1940-1990. “Instucionin tone..” kush ja beri ketij kete institcuion? Si eshte e mundur qe njeri i tille ti lihet dore e lire mbi dokumenta kaq me vlere per historin e kombit? Ky njeri me medje te shthurur vjell vrere ne gjithshka qe shkruan per kete periudhe, i shikon gjerat bardhe e zi, ‘faktet’ i perpunon e i perzien me dufin e brendesh, personanlitet te komplikuar, gjendje mendore te demtuar. Studimet kryen nga njerez menderisht te afte, ekspert qe jane neutral, qe dine te mbledhin fakte, kane njohuri ne metodat e mbledhjes dhe analizave te informacioneve, nuk kan konflikete interesash, jane te pamvarur, kane integritet e moral, qe dine te ndajne realitetin nga bota e brendeshme. Te gjitha keto, e te tjera, Agron Tufa nuk i ka. Prandaj duhet sa me pare qe ky njeri te largohet nga aty ku eshte.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Psikopat. Studimet kryhen nga njerez adequate nga mendja dhe jo Psikopate si ty. Nese Rama ka thene dicka te tille, duhet ta dish qe e ka thene si publicist e jo si Kryeminister. E para. E dyta, ate ligj e bene spiunet e PD si puna jote. Ndaj duhet te shfuqizohet dhe ti te shkarkohesh.

  4. XXX says:

    KR/ministri flet gjithmone me kasetat e Konices e Nolit Eshte fandaksur pas tyre A thu se na nxorren ne drite politikisht ata te dy.Njeri i binte fyellit kur po vinte Zogu e tjetri vetem llapte per “shqiptarizem”nderkohe qe i lepinte bythen Zogut. Vendi yne i varfer e i vuajtur nuk ka lluksin te merret me retorikat e ndryshkura e pa prokopi te Rames Ky vend ka nevoje per tribun popullor e jo per orator mendjefyell Kurre nuk i thote gjerat troc e prere por e le kete popull te flas me vete sepse nuk ka as burreri te perplas grushtin aty ku i takon por as nuk ka dituri per te drejtuar nje shtet Kulmi i kultures se tij mund te kete vler deri ne nje dekorator Me pastaj si lum ky popullNuk e kuptoj pse nuk terhiqet me nder e t’i ler vendin nje NJERIU me tru e dinjitet; Sa per komentin e Shkodranit mund te them se ne pergjithesi kane mbetur pah shkodran me tru kurse shumica jane kthyer ne UFO pa tru,pa dinjitet e pa ide dmth jane kthy ne DUKAGJIND.

  5. Flutura says:

    Historia e krimeve te komunizmit qysh gjate luftes e me pas, nje dite do te dale ne drite, me Tufen ose pa Tufen.

  6. !1!1! says:

    Shume here degjoj ;Pse shqiptaret nuk bejne hajer ne vendin e tyre?Nje pergjigje tejet e thjeshte- e para -Politikanet e shohin si armik popullin dhe kjo eshte fatkeqesi e madhe.-e dyta-Populli i metamorfolizuar prej trecerek shekulli,i demtuar rende psikologjikisht ,i paafte te ndaje shapin nga sheqeri i ndjek me nje verberi mjerane keta politikane qe per shume e shume vite kane kontribuar per te miren e vet dhe te keqen e tij.E treta-Eshte e verteta me e hidhur;NE 75 VJET POLITIKA SHQIPTARE KA SHKATERRUAR PERFUNDIMISHT ELITEN SHQIPTARE DIKUR DHE SOT .Cfatkeqesi!!!

  7. Antifashisti vertete says:

    AGRON O GJO E TRASH VERTET NUK KUPTON SE QELLIMI NUK ESHTE KOHA E MENER HULUMTIMEVE TE MENER HULUMTUSVE TU SI ÇELO BALLISTI, URHAN BUTKA ETJ., POR MENYRA E OPERIMIT. TENDENCA PER TE HYMNIZU KOLABORACIONISTET ME LLOJ LLOJ SAJIMESH DHE UL HERONJTE E VERTETE TE ASAJ LUFTE ÇLIRIMTARE QE SOLLI AKTIN E MADH TE LIRISE. ÇELO BALLISTET KU FUTESH DHE TI VETE E KANE KTHY INSTITUTIN NE ÇERDHE KOLABORACIONISTESH DHE JO NE QENDER HISTORIKE PER HULUMTIMIN E TE VERTETES. GJE QE SESHTE GABIM POR JO DUKE SHFRYTEZU PARET E POPULLIT, MBI 99% E TE CILEVE JANE ANTIFASHISTO KOLABORACIONISTE. SHKONI HAPNI NJE INSTITUT PRIVAT STUDIMI DHE BENI QEJF ME PARET TUJA. BEHENI BALLIB E BASHKEPUNETORET E TJERE TE PUSHTUSVE HERONJ E ÇFARE TE DONI POR SMUND TE FALLSIFIKONI HISTORINE ME PARET TONA. TI DHE FTUREN E KE PREJ KOLABORACIONISTI KURSE ÇELO ESHTE TIPIKU I BALLISTIT MODHERN.LERI DENGLAT DHE HAPNI KRAHUN QE TE VIJNE STUDIUES TE VERTETE DHE JO SHARLATAN SI JU.

  8. antifashisti says:

    Krijimi i ketyre institute u perngjan krijimit te sindikatave te pavarura te Berishizmit!Ndaj me nje peticion drejtuar qofte kuvendit ,qofte kryeministrit menjehere duke nderprere parate e taksapaguesve shqipetare qe kane patur pjestare ne ate lufte e le ta paguajne familjet e ballisteve se bashku me familjet e Berishizmit qe jane pro tyre!Ndaj urgjentisht te pergatitet nje ankese prane gjykatave ku te kerkohet mospagimi i ketij instituti famekeq drejtuar nga skicofrene qe sot jane ne mode e mund ti gjesh kudo !Tufa le te mbledhe para nga tufa e ballisteve e le te haje sa te doje pasketaj,jo ne ta paguajme e ai te ne pshurre!Kjo kohe e idioteve si puna e ketij ka vdekur pas vitit 2013 kur ra regjimi berishjan qe privatizoi e dhe trotuaret e vorezave!Dje ne 5 Maj dita e perkujtimit te deshmoreve me beri pershtypje parcela ku qe vendosur Hajdari Azem!Per ke e kane bere kete parcele Berishizmi ,per vehten e tyre duke qene largpames se aty mund te prehen kolaboracionistet e ata qe e tradhetuan kete vend???????????!Tejet e habitshme kjo parcele e dukej sikur Hajderi pret radhen por qe fatkeqesisht kjo radhe ka ikur se bashku me kryekrimin Shqipetar qe pret me siguri ndonje dekret ,ne mos e ka nxjerre qe kufoma e tij te varoset ne kete parcele si tradhetar i ketij vendi e kombi!

  9. Rromes says:

    Ky zotria le te na nzier emerat e bashkpuntorev te nazi-fashisrave se keshtu i bue se spaska pasur bashkpuntor

  10. TNT says:

    Po te filloje fushate per ndalimin e filmave Shqiptare te para 90’ e ka ligji o surrat patate!? Po ajo qe paguhet nga taksat tona, ajo Godole, qe jeton ne Gjermani e kap ligji!? Po ata hajdutet e xhepave, spiunet e burgjeve, llumin e asaj kohe qe kane perfituar statusin e te persekutuarit politik i keni pare ju apo nuk jane komunista ata!? Ti zoti Tufa je nje pacavure e koheve moderne, ti je turpi atyre qe vertet jane persekutuar nga rregjimi diktatorial … Ti duhet te largohesh nga ai pozicion me ceremoni…

  11. vera says:

    Po ti je i degjeneruar o Tufe . A je ti qe na vishe tek ne te sigurimit dhe na infòrmoje duke na thene : Ta keni kujdes filanin se ka thene keshtu e ashtu dhe ne e dinim qe ti je i poshter dhe i pabese dhe nuk ta varnim . Po vazhdove edhe me keto poshtersi duke e dredhur perseri por ne menyre tjeter anasjelltas do ti them edhe me fakte e dokumenta se ti mendon se i ke zhdukur por ne i kemi bere ne disa kopje dhe i kemi nisur ne disa drejtime ( institucione )

  12. rexha 10 says:

    TUFA NUKE I BESON ASE VETE AATO QE THOTE.

  13. Beni says:

    O loqe komunista,qe su poqet dhe ngelet mute muti brez pas brezi,doni dhe Europe.

  14. pato says:

    Ore ju Tufa e debilave me Celo Hoxhen ne krye e me EDI RAMEN ne bisht beni libra, shani e fyeni nuk shqetesohet kush.. fundja qenie njerezore jeni dhe ju keni nevoje te nxirrni cfare ju mban shpirti brenda. POR, jo me parate e taksapaguesve dhe JO ne emrin tone. Nuk e kupton e TUFA e kaqoleve kete gje se jane feudal ne mendime e ne sjellje, veprime e reagime.

    Vete reagime tregon sa primitive dhe anadollak qe eshte a thua se po na streson me “Refleksionet” e EDI RAMES dhe “ENVERISTET” e 2019 qe vetem TUFA e budallenjve i sheh. E njeta TUFE qe nuk e kishte per gje te bente aleance me komunistet e Hysni Milloshit rahmet pase per te hequr RAMEN nga Bashkia.. A thua se jemi qorra e shurdha e nuk e pame Tufen e ballistave e zogistave se bashku me Tufen e komunistave te Hysni Milloshit qe u sulen zyrave te shtetit per drejtor patentash, drejtore arsimore dhe si te pangopur e dhejne Tiranen e bene nje hale te madhe.. Tani del dhe na tregon Enveristet! Njerez fundurrina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje