“Kazani” i Matteo Salvinit

7 Maj 2019, 09:51Bota TEMA

Zv.kryeministri i Italisë ka një “listë të zezë” të emisioneve në të cilat nuk preferon të shkojë si i ftuar.

“Nuk shkoj në emisione të komunistëve si Fabio Fazio, që mbajnë në dorë “Rolex” të blerë me paratë e italianëve”, është shprehur Matteo Salvini gjatë një takimi në Caserta.

Kreu i Legës, parti e ekstremit të djathtë, tha se është ftuar nga Fazio, por mund të shkojë në emisionin e tij vetëm me një kusht.

“Po, më ka ftuar. Por vetëm kur atij t’i përgjysmohet rroga do të shkoj”, ka thënë Salvini gjatë një manifestimi në mbështetje të kandidatit për kryebashkiak në Aversa, Gianluca Golia.(TemA)

1 komente në ““Kazani” i Matteo Salvinit”

  1. Dash says:

    Jeni shume larg per te gjykuar Salvinin…kam vene re qe ne Shqiperi gjykohet me percaktimin (tashme qesharak :i majte _i djathte) , pa e ditur (se po nuk e jetove nuk mund ta dish) qe ky tipi eshte ne majen e tij me te larte por qe do rrokulliset shume shpejt se eshte legen si gjithe te tjeret…ne mos me banal , duket sikur ndryshon gjithcka per te mos ndryshuar asgje ne Itali te pakten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje