Seancë për gjenocidin serb në Kosovë: Ja shtatë pika të rendit të ditës

16 Maj 2019, 09:15Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Seanca i ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit. 

5 komente në “Seancë për gjenocidin serb në Kosovë: Ja shtatë pika të rendit të ditës”

  1. like says:

    hajt pra pune te mbare dhe me bereqet.

  2. Shqiperia Etnike says:

    Edhe ne Shqiperi duhet shqyrtuar ndertimi i nje muzeu per krimet serbe the greke kundra Shqiptarve.

  3. Andrea says:

    Duhet shtuar dhe gjenocidi me 1912, 1913, qe ishte me i tmershem.

  4. Korcari says:

    Nuk ka ndodhur asnje genocid ne Kosove dhe asnje shtet nuk ka per ta njohur kete

  5. Filip says:

    Kombi i izraelit respektohet ne bote se nuk ka nevoje te nenshtrohet apo tu kerkoje te tjereve te denojne kriminelet qe i kane bere keq izraeliteve.Ata i marrin vete vendimet per te denuar kriminelet.Ne te gjithe boten i kerkuan kriminelet naziste qe nuk u zinin kembet dhe dhe i eliminuan nje e nga nje.Te njejten gje dhe praktike e kane kryer dhe kane ne ditet e sotme.Menjehere pas lufte ishte dashur te krijohej nje celule e fshehte qe te gjente dhe eliminonte kriminelet serbe qe kryen krime ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje