Çudit 14-vjeçarja shqiptare, shkruan roman kriminalistik prej 400 faqesh në anglisht

19 Maj 2019, 11:34Kulturë TEMA

Ajo është vetëm 14-vjeç por ka mundur të shkruajë një roman kriminalistik. Fjalën e kemi për shqiptaren Gerta Miftari e cila ka shkruar librin kriminalistik “Coldhearted Mafia Boss”  prej 400 faqesh, i cili përmban 90-mijë fjalë.

Sipas albinfo.ch. në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj, por, kjo nxënëse megjithatë ndryshon nga shokët dhe shoqet e klasës pasi ka një dhunti të madhe për të lexuar.

“Unë lexoj shumë. Duke lexuar ndodh edhe të zemërohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”, shprehet ajo.

Subjekti i romanit:

Me pak fjalë, subjekti i romanit është ky: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare,  vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë.

Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të…

3 komente në “Çudit 14-vjeçarja shqiptare, shkruan roman kriminalistik prej 400 faqesh në anglisht”

  1. sadna babul ka bidai says:

    KUPTIM PER TE ARRITUR NE FARSA TE SUKSESSHME BEJNE QE NE LEVISJE MUND TE BESH DICKA TE BUKUR ,FEMIJET JANE KURESHTAR TE ZGJUAR NE TE DHENE ,NE TE DEGJUAR ,NE LEVISJE TE PERDITSHME ,NE TE KUPTUARIT TE LINDUR NE LINDJE GEN ,JO TE GJITHE MUND T’JA DALIN MBAN VEPRUESE TE INTELIGJENCES SE DIJES VETJAKE .

  2. Romanski Kriminalisticki says:

    roman kriminalistik?
    bravo!

  3. degelisi says:

    Keta te punesuarit e gazetes Tema cuditen per shume gjera dhe kujton se cuditen te gjithe
    Ajo duket e talentur, dhe mund te shkruhet per talentin e saj dhe jo pse cuditet shkruesi i ketij shkrimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje