Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, ka një vlerë prej 117 miliardë dollarësh. Bettencourt Meyers, gruaja më e pasur, ka 54 miliardë dollarë.
Por si krahasohen pasuritë e tyre me ato të plutokratëve të kaluar të historisë së njerëzimit?
Ka shumë nga ata që kanë qenë më të pasur nëse konverton pasurinë e tyre në dollarët e sotëm.
Xhon D. Rockefeller bëri rreth 1.5 miliardë dollarë në karrierën e tij, sipas ‘New York Times’, apo 26 miliard dollarë me të sotshmit.
Një krahasim më i mirë, thotë Samuel Williamson, një ekspert ekonomie, mund të jetë “prodhimi relativ”, raporti i pasurisë ndaj produktit të brendshëm bruto. Rockefeller kishte rreth 1.6% të ekonomisë si pasuri të tijën në vitin 1937. Po të kishte të njëjtën përqindje sot, pasuria e tij do të ishte pothuajse trefishi i Bezos, njeriut më të pasur sipas Forbes.
Ja se si figuron pasuria e disa njerëzve të shquar të historisë duke përdor këtë metodë:
213 miliardë dollarë
Bill Gates (b. 1955): Bashkëthemeluesi i Microsoft Corp.
331 miliardë dollarë
John D. Rockefeller (1839-1937): Magnati i naftës konsiderohet si miliarderi i parë në botë
321 miliardë dollarë
Andrew Carnegie (1835-1919): Shiti kompaninë e tij të çelikut tek J.P. Morgan për 480 milionë dollarë në vitin 1901
238 miliardë dollarë
Cornelius Vanderbilt (1794-1877): Manjati hekurudhor i cili ndërtoi ‘Grand Central Terminal’
169 miliardë dollarë
John Jacob Astor (1763-1848): Merkanti që investoi në pasuri të paluajtshme në Nju Jork
41 miliardë dollarë
James Brydges (1673-1744): U bë i pari milioner i paligjshëm britanik
203 miliardë dollarë
Alan Red (rreth 1040-1093): Kushëri i William Pushtuesit. Kishte nën zotërim shumë tokë pas Pushtimit Norman
210 miliardë dollarë
Marcus Licinius Crassus (rreth 115 B.C.-53 BC): Politikian dhe Gjeneral në Romën e Lashtë
(SCAN)
Meqe paskeni shkuar deri ne Romen Antike keni harruar te permendni Mansa Musa dhe shume te tjere qe nuk figurojne ne kete liste. Madje as Cezarin qe kishte prone personale te gjithe Egjiptin (dhe jo si province e pushtuar e Romes).
Merkanti i sat eme!
Lanet!
As tregtar nuk dini te shkruani
Edhe une kisha kohe qe mendohesha…..se dicka nuk shkonte.Tani na qetsuat duke botuar cdo hajvanllek qe gjeni.
Ketij artikulli nuk i dihet ku eshte fillimi e ku fundi. J.D. Rockfeller na thuhet 26 miliard dhe me pas 331 miliarde. Mbreti Musa I i Timbuktuse, Mali ka qene personi me i pasur i njerezimit dhe mos e zgjasni kot me artikuj qe sic shihet as ti perktheni nuk dini.