S’ka “hata’” nga protestat: Turistët e huaj u shtuan për muajin prill

23 Maj 2019, 18:37Turizëm TEMA

Përkundrejt shqetësimeve se kriza politike në vend mund të sjellë dëme të mëdha në sektorin e turizmit, shifrat e Instat treguan se numri i turistëve u rrit edhe për muajin prill.

Shqipërinë e vizituan 410 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej afro 17% krahasuar me një vit më parë.

Ecuria progresive ngelet gjithashtu në rritje, me mbi 1.1 milionë vizitorë në katër muaj, 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas operatorëve turistikë, protestat e dhunshme të muajve të fundit kanë shkaktuar shqetësim te turistët e huaj dhe disa prej tyre kanë anuluar prenotimet.

Deri tani, frika për një goditje të rëndë në sektorin e turizmit nuk vërtetohet nga statistikat; megjithatë, shqetësimet ngelen të larta, me afrimin e fushatës dhe të zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor.

Për katër muajt e parë të vitit numri i vizitorëve nga Zvicra, Spanja, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara u rrit me ritme dyshifrore, raporton SCAN.

Në rritje ishin edhe vizitorët nga Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë, rënie pësuan hyrjet e shtetasve nga Kosova dhe Mali i Zi.

Në katër muaj, shtetasit shqiptarë regjistruan mbi 1.7 milionë dalje jashtë vendit. Krahasuar me një vit më parë, daljet e shqiptarëve jashtë shtetit janë rritur me 10%.

3 komente në “S’ka “hata’” nga protestat: Turistët e huaj u shtuan për muajin prill”

  1. Black Eagle says:

    Tani kane nje atraksion me shume, PJESMARRJE NE NJE PROTEST TE ORKESTRUAR NGA HUMBESIT E LLOGJIKES

  2. Gri says:

    Luli c eshtd kjo hata! Te huajte s cajne trapin per protestat e dhunshme ” popullore”!

  3. Drejtesi says:

    Po sigurisht se nje grusht njerezish bejne rremujen vetem ne TR, askund tjeter. Rrevolta popullore eshte ne mendjen e injoranteve dhe liderve te tyre antishqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje