Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të njoftojë dorëheqjen të premten.
Lajmin e bën të ditur “The New York Times”, e cila, megjithatë, nuk citon burime.
May do të mbetet në detyrë si kryeministre, ndërkohë që pasardhësi i saj në detyrë zgjidhet në një proces me dy faza, gjatë të cilit dy kandidatët finalistë përballen me votimin nga 125 000 anëtarë të Partisë Konservatore.
Në mars, May tha se do të largohej nëse marrëveshja e saj Brexit, e cila u refuzua dy herë nga Parlamenti, do të kalonte përpjekjen e tretë, duke shpresuar të bënte një ofertë të fundit për të bindur rebelët në partinë e saj konservatore për ta mbështetur atë.
“E kam kuptuar shumë qartë gjendjen shpirtërore të partisë. Unë e di se ka një dëshirë për një qasje të re – dhe udhëheqje të re – në fazën e dytë të bisedimeve të Brexit – dhe unë nuk do të bëhem pengesë për këtë”, ka thënë May.
Ajo ka premtuar se do të largohet para zgjedhjeve të ardhshme, që do të mbahen në vitin 2022. (TemA TV)