Partia Socialdemokrate (SPD) mund të pësojë humbje të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. A do të rrezikonte kjo humbje postin e kryetares së partisë Andrea Nahles? Dhe a do të rikthehet Schulz?
Martin Schulz i ka deklaruar, sipas të dhënave të gazetës “Bild am Sonntag” (BamS), një miku të tij se ai do të kandidojë sërish për postin e shefit të deputetëve socialdemokratë në Bundestag, kundër kryetares së SPD Andrea Nahles.
Gazeta citon këtë deputet të ketë tënë se : “Martini premton shumë qartë se do të kandidojë kundër Andrea Nahlesit. Altenartiva e tij do të ishte të mbetet në karrikat e pasme dhe në fund të kësaj legjislature të dalë në pension”. Një zëdhënëse e SPD nuk ka dashur të komentojë të dhënat e gazetës BamS.
Pritjet e SPD
Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian pritet që socialdemokratët të pësojnë humbje. Mund të ndodhë që SPD për herë të parë të bie nën shifrën prej 20%. Në disa sondazhe thuhet madje se do të bie nën 15%.
Edhe në zgjedhjet e sotme në landin Bremen mund të ndodhë që SPD të humbë pushtetin, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Në sondazhe thuhet se kristiandemokratët (CDU) janë në epërsi, ndërsa SPD mund të mbetet në opozitë. CDU ka shansa reale që me kandidatin e saj Carsten Meyer-Heder të mundë kryebashkiakun socialdemokrat Carsten Sieling.
Revista “Der Spiegel” raporton se Nahles ka kërkur shpjegime nga Schulzi, për shkak të “një përpjekje për puç brenda partisë”. Schulz ka hedhur poshtë pohimet për këto plane, por jo edhe mundësinë të ketë menduar në këtë drejtim.
Por nga kampi i Schulzit janë mohuar fuqishëm pohimet sipas së cilave ai i ka ofruar Nahlesit që ajo të rikthehet në postin e ministres së punës dhe zëvendëskancelares, në rast se Schulzi merr postin e kryesuesit të grupit parlamentar të SPD. Në shtator Nahles duhet të rikandidorë për postin e kryetares së këtij grupi. Ndërsa në dhjetor mbahet edhe kongresi i partisë, ku ajo pritet të rikandidojë për postin e të pares në parti.(dw)
Kryeministri Rama duhet të durojë opozitën e Bashës dhe 2 vite., pastaj PD do e hedh vetë Lulin në koshin e plehrave.