Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka uruar fitoren e Arba Kokalarit në zgjedhjet europiane.
Në një postim në facebook, Patozi shkruan se Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.
“Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!”, shprehet Patozi.
Arba Kokalari është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.
NUK E KUPTOJ KETE LLOGJIKE TE PATOSIT .. ! KA TE BEJE KJO GJE ME SHQIPERINE , TE QUHET FITORE E SAJ ..?!
Clidhje ka kjo me Shqiperine? Kur ajo vetem ka gjak shqiptari.Eshte qyetare Suedeze dhe politikane qe perfaqson Suedine.
–
Rrezik Arba po nxjerr zorret nese ka degjuar cfare Patozi shkruan dhe ben propogande me emrin e saj.