Ndryshimet ligjore: 2 vjet burg në Shqipëri, nëse vret qenin apo macen!

29 Maj 2019, 21:31Sociale TEMA

Ditën e sotme, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese u diskutua dhe më pas u votua nisma ligjore e firmosur nga 37 mijë e 500 zgjedhës për ndryshim të kodit penal, lidhur me ata që vrasin apo keqtrajtojnë kafshët shtëpiake.

Përveç vrasjes së kafshëve shtëpiake, krim do të konsiderohet edhe keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve, pa marrë më parë miratime të ekspertëve të ngarkuar me çështje të tilla.

Dënimet për vrasjen e kafshëve shtëpiake shkojnë deri në dy vite burg. Po kaq është edhe dënimi për ogranizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronarët e tyre, ndërsa për eksperimentet parashikohen deri në 3 vite.

Të gjitha dënimet shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Gjithsesi për masën e denimit penal do të jetë Komisioni i ligjeve, i cili do të bëjë vlerësimet përfundimtare.

4 komente në “Ndryshimet ligjore: 2 vjet burg në Shqipëri, nëse vret qenin apo macen!”

  1. Flutura says:

    …o ju te komisionit, kujdes qente, se njerzit ne te semes te shkojne.
    Me qente ta kemi mire, se bij cobanesh kemi qene.. kemi fjetur nen tende….

  2. Me emer says:

    kurse po te vrasesh njeriun quhesh i pa fajeshem ..! C`BENI KESHTU O TE MARRE ? pO EDUKOHENI ME FRYMEN E SUPER BORGJEZEVE QE KANE PAS NJE USHTRI QE JU MBRON KOKEN DHE MIRATOJNE LIGJE KOTI . qENI DHE MACJA MBAHEN NE SHTEPI , KJO ESHTE KULTURE DHE JO RRUGEVE APO NE OBORET E TE TJEREVE ..!

  3. The patriot says:

    ATA nuk po I futin dot ne burg kur vrasin njerez, jo me per mace e qen.

  4. naimi says:

    mire qe po denojme dhunen ndaj kafsheve, se dhuna ndaj cdo qenieje eshte e demshme, po kur do edukojme keto kafshembajtesit. jane mbuluar rrugicat me m.t qensh, e nuk I pastron kush. vec kur I shkel e I merr ne ship, pervec semundjeve qe perhapin. ne bote cdo mbajtes kafshe mban edhe qese me vete, (ne shume raste ja vene qenit te rripi) dhe e mbledhin pisllekun e kafshes se vet dhe e hedhin ne kosh. kurse ketu keta qe mbajne qen kane vetem te drejta detyrim kemi ne si shoqeri t’ia ruajme kafshet. mire qe nuk na kerkojne qe edhe t’ia rruajme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje