Importi i automjeteve nga jashtë u përgjysmua në katër muajt e parë të vitit duke shënuar një nga rëniet më të forta në terma vjetorë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se për periudhën janar-prill të këtij viti u importuan vetëm 8900 automjete në total nga 16 mijë që ishte shifra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e rënies ka ardhur nga automjetet e përdorura. Në fund të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, I cili ndaloi importin e makinave me moshë mbi 10 vjet.
Vendimi, i cili qëndroi në fuqi për vetëm dy muaj, deri në fund të shkurtit, duket se është arsyeja kryesore se pse shqiptarët kanë blerë më pak makina këtë vit. Por jo e vetmja.
Të dhënat zyrtare tregojnë se paralelisht me mjetet e përdorura ka rënë edhe importi i automjeteve të reja. Sipas doganave në janar-prill të këtij viti, Shqipëria importoi vetëm 789 makina të reja ose 20 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shitjet e automjeteve, veçanërisht atyre të reja, janë një tregues i rëndësishëm për gjendjen e ekonomisë, pasi lidhen drejtpërdrejtë me besimin e konsumatorit. Arsyeja është e thjeshtë. Familjet shpenzojnë më shumë para për makina kur janë në një situatë të favorshme financiare dhe ulin blerjet kur përballen me rënien e të ardhurave apo kanë pritshmëri negative për të ardhmen.(TCH)
Pu pu pu, lajm kazani. Dmth i bie qe populli eshte varferuar.
Kjo eshte e pa vertete. Nen udheheqjen e rilindjes me ne krye liderin suprem ekonomia ka njohur vetem rritje. Mjafton ti referoheni statistikave te pavarura te qeverise dhe deklaratave te ministrise te finanacave. Ato thone te verteten. Cdo lajm tjeter eshte shpifje.
Shitja e makinave te reja jane tregues ne shqiperi?
Pa na thoni sa eshte numri i makinave te reja te shitura ne 2018 e kap shifren 500-1000 cope?
Keta 500 vete jane treguesi i rritjes se ekonomise… shkoni i futni nji tas groshe se mbase kthjelloni trurin se per ekonomi ju e qani