FOTOT: Banorët e rrugës "Kahreman Ylli" me rrjet të ri ujësjellësi

27 Maj 2019, 12:14Sociale TEMA
FOTOT: Banorët e rrugës "Kahreman Ylli" me rrjet të ri

Banorët e zonës së Kinostudios në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Pas shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë në rrugën “Kahreman Ylli”, banorëve të kësaj zone iu mundësuan edhe lidhjet e reja me rrjetin e ujësjellësit.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, u mundësua përfundimi në kohë i investimit, i cili ofron një shërbim më cilësor për rreth 5 mijë banorët e kësaj rruge.

Grupet e punës të UKT u kujdesën për çdo detaj, duke bërë shpërndarjen e furnizimit me ujë në godinat e banimit sipas kontratave të lidhura me Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Gjatë ditëve të fundit, UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

1 komente në “FOTOT: Banorët e rrugës “Kahreman Ylli” me rrjet të ri ujësjellësi”

  1. Taramelja says:

    Ne 3019 shpresoj te kemi uje per teta sterniprit tane ne lagjen komshi ne tirane!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje