“Ngec” treni Tiranë-Durrës

24 Maj 2019, 20:17Sociale TEMA

Një vit më parë, drejtori I Politikave të Transportit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Thimjo Plaku deklaroi në studion e TV SCAN se deri në fund të 2018-ës do të ishte përmbyllur nënshkrimi I kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të linjës së re drejt Rinasit.

Por, kur kanë kaluar 5 muaj nga përfundimi i këtij afati nuk është bërë asnjë hap konkret në këtë drejtim, qoftë me hapjen e garës për kompanitë e interesuara për këtë projekt. Kjo pavarësisht faktit se për këtë vepër infrastrukturore është siguruar edhe financimi i nevojshëm, që kap vlerën totale prej 90 mln eurosh.

Ndërkaq, në kushtet e mungesës së një kontrate vihen në dyshim edhe afatet për përfundimin e veprës, që duhet të ishte dhjetori i 2020-ës.

Ndonëse në korrik të vitit të kaluar zv.ministri i infrastrukturës, Artan Shkreli dha garanci se të paktën rehabilitimi i linjës ekzistuese do të përfundonte në kohë.

Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h. Ndërkohë që, linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”. Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro.

Zbatimi I këtij projekti do të merrte një rëndësi të veçantë, duke qenë se vetë institucionet kanë deklaruar se linjat e reja do të rrisin efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.

3 komente në ““Ngec” treni Tiranë-Durrës”

  1. Lili says:

    P nuk ishte caktuar koncesionari??
    Shteti nuk ka mundesi meba vete kete rruge treni??

  2. artani nr 7 says:

    Gjithe projektet qe diskutohen , nuk fillojne fare pa u bo nji pazar me qeverine. Te gjitha jane te bllokuara pasi cdo tender duhet ta marri nje ortak i politikaneve, pra nji oligark.
    Kosova dhe Maqedonia pervec hekurudhes, po perfundojne nje super autostrade qe i lidh te dyja.
    Me portet qe kemi ne, duhet te ishim pike lidhje me shume shtete
    Artan Shkreli ben mire rolin per na i leje pallati, per asgje tjeter

  3. Adi says:

    Po se mos bene ndonje gje te hajrit 6 vjet keta pervec llogjeve dhe videove sellfi. Vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje