Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shqiptarë që janë shpallur fitues të lotarisë amerikane dhe janë në pritje të procedurave të tjera.
Në një shënim në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se fituesit duhet të përgjigjen pranë KCC.
“DV2020?Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste. #PyetAnen“– shkruan ambasada. (TemA)