Zyrtare: Interi shkarkon Spalletin, nesër zyrtarizimi i Antonio Contes!

30 Maj 2019, 10:54Sport TEMA

Pas dy sezoneve dhe dy kualifikimeve në Champions, aventura mes Interit dhe Luciano Spalletti ka mbaruar.

Largimi i trajnerit italian është bërë zyrtar dhe Nerazzurët tashmë kanë zgjedhur Conten si teknik të ri që do të zyrtarizohet nesër.

Në javët e ardhshme, Marotta do të negociojë me teknikun toskan, për të zgjidhur pagesën për prishjen e kontratë që ishte deri në vitin 2021.

Laragimin e konfirmoi klubi zikalter me nje deklarate te shkurtër ku thuhet: “Klubi falënderon teknikun për punën e bërë dhe rrugën e berë së bashku”, thuhet ne deklaraten e Interit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje