Pas dështimit për të marrë pjesë në grupet e “Champions League”, drejtuesit e klubit të Milanit kanë nisur një revolucion në skuadër.
Dy largimet e para janë ato të trajnerit Gennaro Gattuso dhe drejtorit Leonardo. Tashmë, drejtuesit kuqezi janë duke nisur punën për të gjetur zëvëndësuesin e Gattusos në stolin e Milanit dhe emri i parë që ka dal në skenë është ai i Simone Inzaghit.
Trajeri që drejton ekipin e Lazios është emri që kërkohet nga Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini. Inzaghi është emri i propozuar nga Maldini, i cili ishte përgjegjës për kryerjen e bisedimeve personalisht.
Një operacion që kërkon shumë masa paraprake, duke e ditur aftësinë e Lotito për të kryer negociata.
Javën e kaluar, Inzaghi dhe Lotito u takuan tre herë pa qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje qoftë për një lamtumirë të mundshme, ose për një zgjatje të mundshme të kontratës.
Sipas “Sport Mediasset” kjo ka bërë që Milani të jetë i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë trevjeçare ku do të përfitojë prej 2.5 milionë dollarë (shuma që Simone i kërkoi Lazion).
Pritet që javën e ardhshme Maldini të nisë negociatat me Inzaghin për ta bindur që të marrë drejtimin e stolit kuqezi. (TemA)