Anët e panjohura të Neymar dhe Mbappe, Tuchel zbërthen dy yjet e tij

29 Maj 2019, 12:31Sport TEMA

Thomas Tuchel përfundoi një sezon të vështirë si trajner i PSG-së, duke pasur nën urdhëra dy yje të mëdhenj të futbollit botëror, Neymar dhe Kylian Mbappé.

Trajneri gjerman foli në një intervistë për “Eurosport Germany”, ku dha detaje mbi personalitetin e të dyve në dhomën e zhveshjes së kampionëve francezë.

Për Neymar theksoi personalitetin e tij të fuqishëm:

“Ai ka një vetëbesim të pabesueshëm. Eshtë djalosh me zemër të madhe dhe shumë bujar.

Nëse nuk e trajton me dashuri, nuk mund të marrësh potencialin e plotë prej tij.

Ndonjëherë i merr gjërat shumë seriozisht. Që nga fillimi e kuptova se kishte nevojë për një marrëdhënie të fortë me trajnerin, për të dhënë më të mirën e vet”.

Lidhur me Mbappé, trajneri theksoi vetëbesimin e tij të fortë, të cilin nuk duhet ta ngatërrojmë me arrogance:

“Kylian ka një vetëbesim shumë të fortë. Unë kurrë nuk kam parë dikë si ai më parë.

Ju mund ta shihni edhe si arrogance nga jashtë, por në rastin e tij është besim.

Kjo është normale, kur dëshiron të bëhesh më i miri në botë. Ai është një lojtar i përqendruar në punën e tij.

Në moshën 20-vjeçare, tashmë është mjaft i përgjegjshëm dhe i pavarur. Ai është një djalosh i madh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje