Në momentin që trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, shpalli listën paraprake na gëzoi thirrja e Lorenc Trashit, Bruno Telushit dhe Esat Malës.
Të tre lojtarët e kuq, ashtu si dhe futbollistët e grumbulluar për t’u vëzhguar nën U-21, që vinin nga Superiorja na ngjallnin pak shpresë se mund të bëheshin pjesë e Shqipërisë, por lista përfundimtare na përplasi në fytyrë faktin se nuk jemi ende gati për të bërë kapërcimin e madh.
Alban Hoxha dhe Gentian Selmani janë dy përfaqësuesit e vetëm nga Superiorja. Lojtari i Laçit i afruar vetëm për faktin se mungon Thomas Strakosha.
Reja, ashtu si Panucci dhe De Biasi para tij, nuk grumbullon futbollistë nga kampionati ynë. Motivimi? Shumë i thjeshtë, nuk kemi nivel. Numri një i stolit pa nga stadiumi Tirana-Kastrioti dhe me shumë mundësi mund të jetë traumatizuar.
Rënia e Skënderbeut ka ulur dhe më shumë nivelin e futbollit në vendin tonë. Infrastruktura mungon dhe Akademitë nuk janë një burim i vërtetë lojtarësh, por shihen me interes vetëm në momente krizash financiare. Flamurtari po jep shembullin këtë sezon, shkruan Telesport.
Për të qarë dhe për të qeshur, por duket se duhet të kalojnë shumë vite që Superiorja të prodhojë një lojtar të gatshëm për kombëtaren, ose brezi i emigrantëve jashtë vendit të mos pranojë t’i bashkohet kuqezinjëve dhe të krijohen hapësirë.
Gazeteret sportive jane me tru milingone. Nese nje 18-19 vjecar eshte ne nivel per kombetare blihet ne nje kampionat qe i ka rrogat me te larta se ky i yni. S’ka per te patur asnjehere lojtare nga Superiorja ne Kombetare sepse Superiorja s’ka mundesi te mbaje lojtare te atij niveli. Perjashtim mund te beje ndonje futbollist nga Afrika te cilin nuk e merr Kombetarja e vet.