Statistika dhe kuriozitete: Çelsi dhe Arsenal kërkojnë trofeun e Ligës së Evropës

29 Maj 2019, 12:06Sport TEMA

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja finale e kompeticionit të dytë për nga rëndësia, Liga e Evropës.

Një finale e gjitha angleze dhe për më tepër londineze, ku Çelsi përballet me Arsenalin. Ndeshja do të nisë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në Baku, të Azerbaxhanit.

Sa i përket gjendjes së dy ekipeve, Çelsin e shqetësojnë mungesat e mesfushorëve Kante dhe Loftus Çik.

Kjo do të jetë hera e dytë në histori që dy skuadra britanike përballen në një finale të Europa League, pas asaj të vitit 1972, mes Totenhemit dhe Uolverhempton.

Ndërkohë, për blutë e Londrës kanë kaluar 6 vite nga hera e fundit kur ngritën lart të njëjtin trofe, teksa mposhtën në finale, Benfikën.

Ndërkohë, Çelsi ka pasur një ecuri fantastike këtë sezon në Ligën e Europës duke fituar 11 ndeshje, ndërsa në gjysmëfinale iu deshën penalltitë për të kaluar Frankfurtin. Kjo është hera e parë për një trajner italian, si Sarri, prej vitit 1999, të mbërrijë në finalen e Ligës së Europës. I fundit ishte Malesani me Parmën.

Ndërkohë, për Arsenalin fitimi i trofeut do të thoshte pjesëmarrje e sigurt në Champions League sezonin e ardhshëm pasi, skuadra e Emeri nuk ia doli nga kampionati.

Pikërisht, trajneri Emeri ka një përqindje të lartë suksesi në këtë kompeticioni teksa ka triumfuar tre herë radhazi me Sevijën.

Ndërkaq, nëse triumfon në mbrëmjen e sotme kjo do ta bënte menaxherin e katërt në histori pas Murinjos, Benitez, Trapatonit që e kanë fituar me dy skuadra të ndryshme.

Kjo është finalja e 6 për Arsenalin në kompeticionet e Uefa-s, njësoj sa Çelsi. Megjithatë, kanë një përqindje të ulët në finale teksa kanë humbur në 5 nga 6.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje